15
 
0

Sot, më 31 korrik 2017, Qeveria e Kosovës mori vendimin mbi rikthimin në Kuvendin e Republikës së Kosovës të çështjes së miratimit të amendamenteve për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, me të cilët do i hapej rruga formimit të Gjykatës Speciale.

Analisti politik, Nehat Hyseni, thekson se, kjo çështje ishte në rend të ditës së Parlamentit të Kosovës më 26 qershor 2015 dhe, meqë mori vetëm 75 vota “pro”, nuk kaloi. Pra, mungonin edhe 5 vota për arritjen e shumicës së kualifikuar prej minimalisht 2/3 ose 80 deputetëve, meqë 7 deputetë të PDK-së dhe opozita votuan kundër.

“Me këtë veprim, Kosova rrezikon që çështja e formimit të Gjykatës Speciale t’ia kaloj OKB-së, ku do vinte në shprehje vota e armiqve tradicional të shqiptarëve dhe Kosovës”, thotë Hyseni.

“Por, PDK mbajti dje, më 30 korrik 2015, mbledhjen për shqyrtimin e kësaj problematike dhe, sipas deklaratave të kryetarit të saj, Hashim Thaçit, i cili aktualisht është Zëvendëskryeministër dhe Ministër për punë të jashtme, se deputetët që votuan kundër në mbledhjen e 26 qershorit, kanë vendosur që në mbledhjen e 3 gushtit 2015 të Kuvendit të Kosovës. me të vetmen pikë të rendit të ditës formin e Gjykatës Speciale”.

“Pra, më në fund, ky problem, pas pothuajse dy vitesh, sa duket do të zgjidhet, duke i kontribuar kështu ruajtjes dhe kultivimit të raporteve me miqt dhe partnerët tanë ndërkombëtarë BE-së dhe SHBA-së, duke ia hapur rrugën integrimit të Republikës së Kosovës drejtë integrimit në familjen e demokracive të zhvilluara europiane e botërore”, thekson Hyseni për Gazetën NewBorn.

Analisti politik, Fitim Çeku, thekson se Gjykata Speciale do të formohet deshtëm apo jo, por e di që për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk do të jetë e mirë, pasi po e barazon agresorin me paqësorin!

“Gjykata Speciale po e barazon kriminelin me viktimën, agresorin me të pafajshmit, prandaj, unë mendoj se nuk është e mirë për Kosovën, as për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, kur dihet se ata kanë luftuar për çlriminin e Kosovës, dhe për pavarësinë e vendit. Kurse Serbia ishte e dhunshme, duke bërë masakrime e gjenocid mbi popullin shqiptarë, gra, pleq e fëmijë. Andaj një gjykatë e tillë e dëton dhe na qet keq para botës. Një gjykatë e tillë është dashur të bëhët për Serbinë, për krimet e saj dhe kriminelet e tyre që enden të lirë brenda dhe jashtë Serbisë”, thotë Çeku.

Kurse, njohësi i çështjeve politike Arbër Gashi, thekson se, Gjykata Speciale nuk është miratuar në Kuvendin e Kosovës dhe riprocedimi i sërishëm mund të pësojë të njëjtin fat sikurse votimi i kaluar.

“Pavarësisht kësaj, Gjykata Speciale do të institucionalizohet me ose pa aprovimin e Kuvendit të Kosovës. Kjo do të ndodhë, për shkak se vendet perëndimore, pra, ato vende që në fakt e kanë çliruar Kosovën nga Serbia, kanë vendosur t’a ndihmojnë vendin tonë edhe në procesin e ballafaqimit serioz me të kaluarën, gjë të cilën ne si shoqëri dhe shtet i monitoruar nuk kemi arritur ta bëjmë ashtu si duhet”, thekson ai.

Ai potencon se, duke i anashkaluar detyrat tona konkrete dhe obligimin kombëtar për formimin e Gjykatës për Krimet e Luftës, ne si shoqëri në zhvillim, e sidomos deputetët dhe partitë politike që na kanë përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës nga dita e shpalljes së pavarësisë e deri më sot, i kanë hapur dyert procedimit ndërkombëtar, përkatësisht Gjykatës Speciale.

“Prandaj, u miratua ose jo nga Kuvendi i Kosovës, Gjykata Speciale do të institucionalizohet së shpejti dhe ajo do të ndikojë edhe në skenën politike vendore.

Viktimat e para të Gjykatës Speciale do të jenë:

  1. Drejtësia për dëshmorët e shumtë shqiptar të Kosovës, përkatësisht, drejtësia për ata që dhanë jetën e tyre për liri dhe bashkim kombëtar;
  2. Drejtësia për familjet e të pagjeturve dhe
  3. Drejtësia për femrat e dhunuara sistematikisht nga soldateska serboçetnike gjatë luftës në Kosovë”, pohon Gashi. Gazeta NewBorn