Thursday, July 16, 2015

A do të kapituloj PDK-ja para presionit per votimin e Gjykates Speciale?



Shkruan: Nehat Hyseni

Nuk ka asnjë dilemë dhe dyshime se Kuvendi i Kosovës do t'i votoj 
amendamentet për ndryshime të Kushtetutës së Kosovës.

 Madje, pres që kjo të ndodhë deri në fund të korrikut 2015, dmth para se administrata dhe Kuvendi të shkojnë në pushim vjetor nga data 01.08.2015.

Pse jam kaq i sigurt se do të votohet?

Përgjigja është shumë e thjeshtë, mdje ështē e vetkuptueshme, pikërisht për faktin se të gjithë e dijmë arsyen dhe fajtorin kryesor se pse kjo gjë nuk ndodhi deri më tani.

Pra, ky fajtor është Hashim Thaçi dhe partia e tij, i cili, si gjthmonë, po luan lojë të dyfishtë dhe dyfytyrëshe politike.

 Nga njëra anë, përpiqet maksimalisht që t'i ruaj dhe të mos i prishë marëdhëniet me miqtë tanë strategjik ndërkombëtar, kurse pas shpine ua "dredh", duke e organizuar dhe urdhëruar mosvotimin e formimit të Gjykatës speciale nga një pjesë e deputetëve të PDK-së.
 Numri i "sabotuesve" të tillë është gjithsej 14 deputet, që do të thotë se ky numër është më se i mjaftueshëm për ta arritur shumicën e cilësuar prej 81 deputetësh, sa nevoiten për t'u miratuar.

Pra, mos të harrojmë se gjatë votimit të parë votuan gjithsej 76 deputetë, që do të thotë se nevoiteshin edhe pesë vota. 

Kurse, poqese votojnë të gjithë deputetët e PDK-ës, dmth edhe ata 14 deputetë që nuk votuan ose e bishtëruan (lexo: sabotuan) votimin e parë, atëherë numri i votave "pro" do ishte 90. Kjo do të thotë se poqese do të angazhohej sinqerisht Hashim Thaçi dhe partia e tij, Amendamenti që hapë rrugën për formimin e Gjykatës Speciale, do kaloj pa asnjë problem.

Pra, Hashim Thaçi dhe PDK, pa asnjë dyshim do të përkulen dhe do të lëshojnë pé para presionit ndërkombëtas, ashtu si kanë bërë shumë herë deri më tani.



No comments:

Post a Comment