Sunday, February 1, 2015

Qeveria e Isës, midis "kudhrës e çekanit"




Shkruan: Nehat Hyseni 

Edhepse në dukje të jashtëme kemi përshtypjen se koalicioni PDK-LDK funksionon perfekt nga aspekti i mbrojtjes së Qeverisë, megjithatë e vërteta është se Isa Mustafa aktualisht gjendet "midis kudhrës dhe çekanit"!

Nga njëra anë, Qeveria e Isës është e sulmuar nga "fatura parazgjedhore" e PDK-së, dmth me premtimet për rritjen e pagave të shfrytëzuesve buxhetorë për 25%.
 Në fakt, ky ishte korruptim klasik, apo blerje e votës së lirë që i siguroi PDK-së fitoren e zgjedhjeve të 8 qershorit 2014. 

Kjo  faturë tani duhet paguar nga Buxheti i Kosovës dhe Qeveria Mustafa është duke u ballafaquar me zvogëlim drastik të të hyrave buxhetore nga akciza e karburanteve, për shkak të rënies drastike të çmimit të derivateve të naftës.

 Prandaj, rritja e premtuar e pagave nga Thaçi dhe kostoja e "fitores" së tij, kanë bllokuar arsimin dhe shëndetësinë kosovare me grevat që e shantazhojnë shoqërinë dhe e vështirësojnë punën e Qeverisë dge zhvillimin ekonomik. 

Ndërkaq, Hashim Thaçi i "fërkon duartë" nga kënaqësia me sikletin që ia ka shkaktuar partnerit të tij të koalicionit dhe "saçin mbi kokë" që ia ka vënë, duke e sfiduar rëndë funksionimin e tij!

Në anën tjetër, "droni serb", Jabllanoviq, me dirigjim nga Beogradi, aktualisht e ka ndezur peshë opinionin kosovar, si dhe ka instaluar dhunën në rrugë. Kësaj i është shtuar edhe Trepça, kinse si "brengë" e opozitës VAN dmth Vetëvendosje-AAK-Nisma, e cila don ta shfrytëzoj këtë "brengë", për, siç u (vet) demaskua nga Ramush Haradinaj, shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonëshme parlamentare deri në qershor 2015.

Pra, meraku i opozitës aktuale, e cila numëron  vetëm 33 nga gjithsej 120 deputetë të Kuvendit të Kosovës, dmth reth 25% ose çereku i saj. Kjo do të thotë se tri partitë opozitare e shohin veten të humbura dhe të pashpresë në debatin parlamentar.

 Andaj, ata kanë zgjedhur rrugën, meqë, siç deklaroi Albin Kurti, aty na qenka populli, kurse votuesit e Kosovës nuk na qenkan popull. 

Aventurat e tyre shkuan aq larg, sa që ata "urdhëruan" hejhen e barrikadave dhe sulmin ndaj Qeverisë dhe shtetit, për ta nxjerrur Kryeministrin jashtë nga zyra dhe për të vendosur vet rend e rregull!

Pra, ky yrish në botën demokratike ka një  emër: grushtshtet! 
Për instalim të pushtetarëve dhe pushtetit të rrugës, në vend të pushtetit dhe pushtetarëve të votës së lirë!

Gjithësesi, të gjithëve tani u është e ditur se shkarkimi i Jabllanoviqit paraqet prishje të kialicionit qeverisës me Lista Srpska, që na u instalua gjatë kohës së Qeverisë "Thaçi-2" dhe kjo paraqet hiç më pak se "Kali të Trojës" brenda sistemit, duke tentuar që në çdo kohë ta minojnë stabilitetin e Kosovës, ku kontribut shumë të zellshëm ka dhënë sidomos AAK dhe Ramush Haradinaj personalisht. 

Kurse, tani janë hudhur në protesta, duke menduar se e kemi harruar angazhimin e tyre për t'u siguruar përfaqësim të dyfishtë serbëve në Kuvendin e Kosovës, meqë luftonin për t'u siguruar atyre edhe dhjetê vendet e rezervuara! 

Pra, po të fitonte AAK, tani do kishim 20 deputetë serbë, e jo dhjetë që i kemi tani në Parlamentin  e Kosovës. Në Kosovën aq të vogël e të brishtë, luhen aq shumë demagogji makabre, që nuk i mban dheu!

Pasojat janë të mëdha, madje të pallogaritëshme. 
Kolonat e refugjatëve që s'kanë të ndalur, rrezikojnë ta boshatisin "Kosovën e lirë", duke ia lënë atë "çlirimtarëve" e pushtetarëve dhe të punësuarve, që nuk ngopen me pagat dhe të ardhurat që kanë. 

Politikanët e kanë privatizuar çdo aset dhe pasuri të Kosovës. 

Kurse,të punësuarit nuk ngopen edhe me rrogat më të larta në rajon, edhepse jetojnë e punojnë në shtetin më të varfër të rajonit dhe Europës! 

Hajnia, korrupsioni e energjia negative për të rrënuar çdo gjë, ka eskaluar në dhunë të tërbuar në rrugët e Kosovës.
Mbase shkarkimi eventual i Jabllanoviqit, do na i zgjidhë të gjithë këta probleme dhe Kosova do hapë rrugën dhe perspektivën e saj pa probleme e sfida të tjera?!


No comments:

Post a Comment