Thursday, February 12, 2015

A do ta realizoj Qeveria Mustafa Rezolutën për Luginën e Preshevës?





Shkruan: Nehat Hyseni 


Duke shpresuar fuqishëm se Qeveria Mustafa nuk do i përsëris gabimet e Qeverisë së kaluar, e cila gjatë shtatë vjetëve qeverisjeje i ftoi vetëm dy herë liderët e Luginës, kurse pas dështimit të Lapidarit, ata i fyu rëndë, jemi në pritje të rezultateve  të para të performansës së saj në këtë drejtim.


Pas Luftës së Kosovës dhe bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, mjerisht, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja mbetën nën regjimin antishqiptar të Serbisë dhe aktualisht konsiderohen si komuniteti më i diskriminuar në Europë.


Mjerisht, për çudinë tonë dhe të mbarë botës demokratikeçështja  e tyre nuk u përmend fare në Dialogun  Kosovë-Serbi, të udhëhequr nga kryeministri Thaçi e Daçiq, me ndërmjetësimin e Komisioneres së lartë të KE të BE-së, baroneshës Catherine Ashton, e as në Marrëveshjen e 19 prillit 2013 të Brukselit.


Ky fakt i pakuptimtë dhe i papranueshëm, i ka tronditur rënd shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët nuk munden ta marrin me mend se si mund të mos përfilleshin fare, kurse për serbët e Kosovës u garantuan të drejta maksimale, të pashembullta dhe mbi standardet dhe praktikën demokratike europiane.


Nevojat e shqiptarve të Luginës në arsim, studime, zhvillim ekonomik, punësim, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ato kombëtare, etj., janë të mëdha.

Me nismën e deputetit të LDK-së  z. Lutfi Haziri, më 31 maj 2013 kjo çështje u shtrua në rendin e ditës të Kuvendit të Kosovës. Debati u zhvillua nga ora 10 deri në orën 18 dhe ishte tejet i frytshëm dhe përmbajtësor. 


Kurse, më 6 maj 2013 u miratua njëzërit kjo Rezolutë e Kuvendit të Republikës së Kosovës për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Nr. 04-R-011, të 6 qershorit 2013:

1. Qeveria e Republikës së Kosovës të kushtëzojë marrëdhëniet me Serbinë, me  kujdesin dhe interesimin shtetëror për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Preshevë, 

Bujanoc dhe Medvegjë lidhur me të drejtat e tyre civile, politike dhe etnike;

2. Qeveria e Republikës së Kosovës të ketë më shumë përkujdesje dhe trajtim më të mirë 

për qytetarët shqiptarë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, të cilët janë shpërngulur 

 Kosovë duke iu garantuar të drejta të plota dhe të barabarta;

3. Qeveria e Republikës së Kosovës të hapë një zyre në Prishtinë dhe në Gjilan për qytetarët 

e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me qëllim mbrojtjen dhe përmirësimin e gjendjes 

dhe atyre të cilët janë shpërngulur nga atje sipas normave ndërkombëtare;

4. Të krijohen lehtësi të qarkullimit, shkollimit, afirmimit kulturor, pajisjeve me dokumente 

përkatëse si dhe lehtësi tjera, duke përfshirë suspendimin e taksës diskriminuese;

5. Qeveria  e Republikës  së Kosovës të kërkon nga institucionet ndërkombëtare dhe 

institucionet relevante që të liroj të burgosurit politikë duke përfshirë të ashtuquajturin 

grupin e Gjilanit që janë viktima të një procesi të montuar politik;

6. Qeveria e Republikës së Kosovës të kërkoj reciprocitet të plotë me të drejtat e serbëve

pakicë në veri të Kosovës;

7. Kuvendi i Republikës së Kosovë mbështet nismën e themelimit të një Universiteti Publik 

 gjuhën shqipe dhe fton përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të marrin nismë 

ligjore

8. Kuvendi i Republikës së Kosovë mbështet themelimin e fondit zhvillimor për Preshevë, 

Bujanoc dhe Medvegjë me  iniciativën e Qeverisë së Kosovës dhe në koordinim me 

institucionet ndërkombëtare dhe evropiane;

9. Kuvendi i Republikës  së Kosovës fton Këshillin e Evropës dhe organizatat tjera 

ndërkombëtare që të angazhohen për detyrimin e Republikës së Serbisë për të respektuar 

 gjitha të drejtat që dalin nga Konventat ndërkombëtare;

10. Qeveria e Republikës së Kosovës të themelon grupin ndërministror për implementim që 

përfshin edhe vizitën e mundshme të Komisionit Parlamentar  për Integrime Evropiane dhe Ministrisë për Integrim Evropian.   


Nga kjo Rezolutë, mjerisht, deri më sot vetëm është realizuar vetëm pezullullimi i  taksës kufitare, kurse pikat tjera kanë mbetur të parealizuara.


Hapja Zyres në Prishtinë dhe asaj në Gjilan, ka rëndësi jetike për pajisjen e shqiptarve të Luginës që janë pa dokumenta të Kosovës, e as të Serbisë.


Numri i tyre është tejet i madh dhe ata konsiderohen si “qytetarë të padukshëm”, sepse askund nuk figurojnë.


Hallet e shqiptarve të Luginës së Preshevës janë të mëdha, si dhe nevojat për ndihmën vëllazërore nga shteti amë i Republikës së Kosovës.


Por, gjithashtu edhe shpresat dhe pritshmëritë  tek Qeveria Mustafa, gjithashtu janë të mëdha, se më në fund do t'u shtrihet dora e ndihmës së vërtetë vëllazërore, ashtu si Serbia kujdeset për serbët në Kosovë, si dhe çdo shtet demokratik që kujdeset për vëllezërit e vet që jetojnë si pakica kombëtare në shtetet tjera.

Gjithashtu, presim që edhe çështja Shqiptarve të Luginës të përfshihet dhe mbrohet denjësisht nga ekipi negociator i Qeverisë  së Kosovës në Dialogun e Brukselit, ashtu siç po mbrohet çështja e Serbëve të Kosovës nga ekipi negociator i Qeverisë së Serbisë.





 

 



No comments:

Post a Comment