Wednesday, January 7, 2015

Pse Serbia do ta njohë Pavarësinë e Kosovës?





Shkruan: Nehat Hyseni

Qëndrimi i "ngurtë" i politikbërjes serbe ndaj çështjes shqiptare në përgjithësi dhe ndaj mosnjohjes së Pavarësisë së Kosovës paraqet njërin nga fundamentet, bazën apo platformën ideologjike e politike që ndër shekuj ka pasur karakter më tepër mitik se sa realist. Sa duket, i tillë ka mbetur edhe sot, duke qëndruar diku në "etër", pezull në kokëfortësinë e vet më tepër primitive të mendësisë kolektiviste të mbetur peng i logjikës mitike mesjetare, të botës kryekëput joreale. 

Kështu, filozofia politike dhe sjellja pragmatike serbe, sikur fluturojnë ndaras me njëra tjetrën, herë-herë duke u ndeshur, ngatërruar e pështjelluar në botëkuptimet mitike e mistike të shtratit idelogjik e shpirtëror që ofron pansllavizmi dhe mistika e proviniensës ortodoksiste, duke krijuar "hije" mbi qiellin dhe horizontin e lirisë në terrenin e gjeografisë shqiptare në rajonin e Ballkanit, të cilin asnjëherë nuk e preku si e sa duhet rrjedha e civilizimit të vërtetë.

Kjo hije pansllaviste kishte zënë diellin tonë të lirisë dhe na kishte zënë frymën e zhvillimit biologjik, njerëzor e civilizues qysh nga fillimshekulli i kaluar, por me "kujtesë historike" pesë shekuj prapa, dmth para katastrofës sllavoortodokse në Betejën e Kosovës në Gazimestan, në vitin 1389. Andaj, që nga ajo kohë, sslavoortoksët, dmth serbët dhe vëllau i tyre i madh Rusia e shpallin Kosovën "tokë e shenjtë serbe", duke imponuar të drejtën serbe mbi këtë nënqiell.

Natyrisht, humbja katastrofale dhe debakli i turpshëm i luftës së pabarabartë të Betejës së Kosovës, e cila zgjati tepër shkurt, vetëm një ditë, madje disa historian pohojnë se ajo nuk zgjati më tepër se katër orë, ku komandanti nga Përlepnica, Car Llazari ishte një palaço që u përbi nga ushtria superiore e sulltan Muratit me dy bijtë e tij.

Por, me largimin e turqëve nga këto troje në vitin 1912, që ishte bërë edhe me luftrat tona, shqiptare, kundër zgjedhës turke dhe gushti i 1912-tës shenoi "çlirimin" e Shkupit dhe trojeve shqiptare nga Turqia, duke pasuar në vjeshtë mobilizimi i kolalicionit Serbia-Mali i Zi-Bullgaria-Greqia, për copëtimin e tokave shqiptare që i kishte lëshuar Turqia.
Tragjedia shqiptare që ndodhi atëherë, kam bindjen time të fuqishme se po na përcjellë edhe sot. 
Sepse, tmerri dhe katrahura që na përcolli atëherë, kur ne kishim ndërtuar heroizma nga lufta kundër Turqisë, që realisht na kishte bërë shumë padrejtësi e kishte krijuar shumë pakënaqësi tek ne shqiptarët atëherë Turqia, terrori dhe gjenocidi që pasoi nga tmerri i Luftës së parë Ballkanike, tregoi se sa e kishim pasur gabim kur e kishim cilësuar Turqinë si armikun tonë kryesor, kur me ikjen e tyre shqiptarët u masakruan e u dëbuan barbarisht  dhe territori i tyre u përgjysmua. 

Prandaj, u pa puna se shqiptarët atëbot herët iu kishin gëzuar lirisë. 

Derisa nga regjimi turk ata kërkonin të drejta kombëtare e liri, nga regjimi serb u shfarosën edhe biologjikisht dmth fizikisht nga faqja e dheut.

 Thënë figurativisht, derisa shqiptarët nga  
Turqia kërkonin "vetulla", atyre Serbia ua nxirri edhe sytë!

Serbia e Millosheviqit deshti ta përsëris lëtë histori gjatë Luftës së vitit 1999, duke i caktuar vetes për detyrë që ta spastrij terrenin nga shqiptarët e mbetur në këto troje nga Lufta Ruso (Serbo)-Turke 1876-1878, si dhe nga Lufta e Parë Ballkanike e vjeshtës së vitit 1912.
 Natyrisht, kësaj radhe synonte spastrimin etnik të Kosovës dhe arriti t'i dëboj reth një milion shqiptarë me gjenocidin që ushtroi mbi ta. 

Por, siç u pa puna, nuk ia doli!
Humbi Serbia!
 Dhe në vend që të spastrihej Kosova nga shqiptarët, doli e kundërta.
 Derisa shqiptarët ktheheshin masovikisht duke krijuar kolona të gjata, të pafund, serbët dhe Serbia e lëshonin Kosovën.

Prandaj, Serbia akoma mundohet ta bind veten se "puna e Kosovës nuk është kryer".
 Pra, don ta vazhdoj aty diku nga gjendja e para vitit 1999 dhe për ta kthyer Kosovën në gjirin e vet. Ashtu mendon shumica e serbëve sot, si dhe politika zyrtare e saj. 

Serbët presin momentin e "kthesës gjeopolitike" në Ballkan, duke llogaritur në forcën e Rusisë të ushëhequr nga "Hitleri i shekullit XXI", ish KGB-isti Vlladimir Putin.

Zaten, e gjithë kjo i shkon mendësisë serbe!

 Ashtu si debaklin dhe poshtrimin e pësuar nga Beteja e Kosovës e shndërruan në mit, duke dashur që humbjen reale ta shndërrojnë në fitore mitike, ashtu ata përpiqen që humbjen e Kosovës, pikërisht në Vidovdan 610 vjet pas Betejës së vitit 1389, më 28 qershor. 

Natyrisht, realiteti sot është krejtë ndryshe. Atë ia tho troç, me një shqipe të kulluar dhe me qëndrim brilant, duke i shikuar drejtë në sy, Edi Rama në Beograd, më 10 nëntor 2014, se "Kosova është e Pavarur dhe Sovrane, e pranuar nga 108 vende të botës. Ky realitet është i pakthyeshëm dhe këtë duhet ta dij edhe Serbia!" Sa më parë ta kuptoje këtë Serbia, aq më legtë do ta ket ajo dhe ne që jemi të gjykuar ta kemi fqi të parë. 
Apo ndoshta  Serbia dhe serbët synojnë ta vazhdojnë si me avazin e mitit për Betejën e Kosovës?

Sa duket, rruga drejtë pranimit në Unionin Europian ia ka "përzier kabllat" kokës së trullosur e kokëshkretë serbomadhe. 

Rusia e Putinit,  që dikur kishte rritur fuqinë ekonomike në mënyrë radikale me rritjen drastike, si me komandë duke e dhjetëfishuar çmimin e gasit dhe duke shfrytëzuar çmimin e volitshëm të derivateve të naftës në treg, tani ka rënë në nivelin sfilitës të Rusisë së Jelcinit.

 Rubla ruse ka devalvuar reth 75%, kurse çmimi i naftës po bien dita ditës. Llogaritjet thonë se për çdo zbritje çmimi një dollar për barelë, Rusia humbë dy miliardë dollarë. 
Pra, trendi i rënies së naftës, i krijuar nga masat Amerikane në prodhim dhe rregullimin e tregut, që paraqesin pjesë të paketës së masave ndëshkuese ndaj Rusisë për ta dënuar dhe ndëshkuar atë ekonomikisht për shkak të aneksimit banditesk të Krimesë dhe luftës "kaubojane" në Ukrainën lindore. 

Pra, makineria hitleriane e Putinit duhet ndalur. Dhe, sa duket, pikërisht kêtë punë po e bënë bota Perëndimore dhe Amerika me sankcionet e vendosura ndaj Rusisë.
Mbase është rendi që edhe "vëllai i vogël" rus, Serbia, ta kuptoj këtë dhe t'i kthehet Europës e ta njoh Pavarësinë e Kosovës. Kjo aq më parë duhet t'i jetë e qartë Serbisë pas dështimit të Projektit gjigant të Gasit në rrjedhën Jugore, 330 milion dollarëshe për Serbinë. 

Kurse vet projekti shumëmiliardësh, Serbinë e kushte në fokus për ta favorizuar si urë ndërlidhëse midis Rusisë dhe Ballkanit e Europës.

Tani Serbia ndjehet, realisht e anashkaluar, e dëmtuar rëndë ekonomikisht dhe, madje e tradhëtuar politikisht nga Rusia. 

Kurse, vet Nikoliqi, Presidenti aktual i Serbisë, që njihet si rusofil dhe politikani më primitiv në Europë, i cili përveç që lavdërohet se din të pjekë raki të mirë në fshatin e tij mesjetar të vendlindjes, dhe, siç deklaron vet dhe lavdërohet se të gjithë presidentëve të shteteve me të cilët takohet, u dhuron raki dhe "të gjithëve u pëlqen rakia ime!" , deklaron Nikoliqi duke u lavdëruar e mburrur triumfalisht. 

Por, përveç rakisë, burrështetasve botërorë zor se u pëlqen diç tjetër nga primitivizmi mesjetar i tij.

Pra, nevojat emergjente të Serbisë së futur deri në fyt në borxhe, për para nga BE, do e detyrojnë t'i përmbush kërkesat e zonjës së hekurt, Angela Merkel, si "detyra shtëpie" që ia ka caktuar shumë qartë Serbisë, që kanë të bëjnë me Kosovën. 
Tek e fundit, dihet se ai që paguan "muzikën", ai edhe e dëgjon "këngën e porositur", dmth politikën e rekomanduar nga Europa.

Natyrisht, të gjithë e dijmë se aktualisht dhe përjetësisht Serbia don të sillet në atë mënyrë që të paguhet nga BE, kurse të bëjë politikë ruse në Ballkan. Se deri kur do jetë i mundur ky absurd, mbetet të shihet. 

Mbase jo shumë gjatë? 

Shpresojmë se, megjithatë, pafundësisht nuk mund të ndodhë.

 Një ditë, shpresojmë të afërtë, kthesa radikale në Serbi do të ndodhë. Dhe atëherë, politikanët serbë do dalin triumfalisht të deklarojnë: "E fituam Europën!" , duke "harruar" ta përmendin se e humbën Kosovën. 

No comments:

Post a Comment