Saturday, December 13, 2014

I NDERUARI Z.KRYEMINISTËR, AKADEMIK ISA MUSTAFA, URIME POSTIN E KRYEMINISTRIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE MOS I HARRONI SHQIPTARËT E LUGINËS SË PRESHEVËS!

I nderuari Z.Kryeministër, Akademik Isa Mustafa, 

Ne, Shoqata e Shqiptarve të Luginës së Preshevës që jetojmë dhe punojmë në Kosovë, me seli në Prishtinë, Ju urojmë përzemërsisht postin e Kreyeministrit të Republikës së Kosovës dhe Ju dëshirojmë shëndet të mirë dhe suksese në këtë detyrë me rëndësi dhe përgjegjësi të madhe, në të mirë të qytetarve të Kosovës, si dhe të shqiptarve të Luginës së Preshevës, që pas Luftës së Kosovës dhe bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, mjerisht, mbetën nën regjimin antishqiptar të Serbisë dhe aktualisht konsiderohen si komuniteti më i diskriminuar në Europë.

Mjerisht, për çudinë tonë dhe të mbarë botës demokratike,çështja e jonë nuk u përmend fare në Dialogun  Kosovë-Serbi, të udhëhequr nga kryeministri Thaçi e Daçiq, me ndërmjetësimin e Komisioneres së lartë të KE të BE-së, baroneshës Catherine Ashton, e as në Marrëveshjen e 19 prillit 2013 të Brukselit.

Ky fakt i pakuptimtë dhe i papranueshëm, i ka tronditur rëndshqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët nuk munden ta marrin me mend se si mund të mos përfilleshin fare, kurse për serbët e Kosovës u gargantuan të drejta maksimale, të pashembullta dhe mbi standardet dhe praktikën demokratike europiane?!

Shoqata e Qytetarëve të Luginës së Preshevës në Prishtinë nuk ka paraqitur Listë zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 8 qerrshorit 2014, madje as për ato lokale të vitit të kaluar, ashtu si veproi shoqata “Vatra” në Gjilan, apo si Çamët në Shqipëri.

Kështu,  mbi 30.000 (tridhjetë mijë) vota  tona shpërndanë nëpër partitë politike që kontribuan për miratimin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës për Shqiptarët e Luginës, për të cilën u debatua në mbledhjen e 31 majit 2013, kurse u miratua  më 6 qershor 2013. Kurse, nismëtar dhe propozues i saj ishte deputeti i LDK-së, i nderuari Z.Lutfi Haziri.

Kjo Rezolutë përcakton, për here të pare në histori, obligimet Kushtetuese të Qeverisë së Kosovës për dhënien e ndihmës vëllazërore të Republikës së Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Mjerisht, kjo Rezolutë pothuajse nuk u përfill fare nga Qeveria e Kosovës deri më tani. Nga dhjetë pikat e saja, pjesërisht u realizua vetëm njëra, pezullimi i taksës kufitare, me të cilën për gadi dy vjet, nga shqiptarët e Luginës u plaçkitën mbi 30 milion euro. Ndërkaq, kjo taksë akoma nuk është hequr, por vetëm është pezulluar përkohësisht.

Kurse, obligimi për hapjen  zyrave për shqiptarët e Luginës në Prishtinë dhe Gjilan, as që janë përfillur fare!

Gjithashtu, kjo Rezolutë përcakton obligimin e vendosjes së reciprocitetit midis të drejtave të serbëve të Kosovës me shqiptarët e Luginës. Por, në Dialogun e Brukselit Ekipi negociator Kosovës, i kryesuar nga z. Edita Tahiri dhe Kryeministri Thaçi e nënshkruajtën Marrëveshjen për normalizimin e marëdhënieve me Serbinë, më 19 prill 2014, në Bruksel, pa e përfshirë, madje as pa e përmendur fare çështjen e shqiptarve të Luginës së Preshevës, që u përjetua si akt i papranueshë dhe skajshmërisht i dëmshëm  ndaj kauzës tonëkombëtare dhe ndaj kësaj pjese të Shqiptarisë!

Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë të bindur se injorimi i çështjes së tyre e dëmton çështjen shqiptare në përgjithësi, si dhe e dobëson pozitën e shtetit të Republikës së Kosovës ndaj serbëve të Kosovës, duke u treguar inferiore ndaj kërkesave maksimaliste të tyre, madje edhe për krijimin e shtetit serb brenda Kosovës, ngjajshëm me “Republika srpska” në Bosne. 

Moskëmbngulja që edhe çështja e shqiptarve të Luginës të trajtohet në mënyrë të barabartë dhe sipas parimit të reciprocitetit me atë të serbëve, krijoi  bindje të gabueshme në opinionin politikbërës ndërkombëtar dhe humbje balanci dhe krahasimi. Kurse, dëmet janë të pariparueshme për Kosovën dhe Luginën, si  dhe për çështjen kombëtare të shqiptarve në Ballkan, duke krijuar rrezik real për krijimin e “Çamërisë së Dytë”, me shpërnguljen masive të shqiptarve nga trojet e tyre stërgjyshore.

Mendojmë se është gabim i madh të mendohet se mund të mbrohet Mitrovica e veriu i Kosovës, si dhe tërësia territoriale e Kosovës nga rreziku serb për ndarjen e saj, pa mbështetjen e fuqishme të Luginës së Preshevës dhe pa vënë ekuilibër midis këtyre dy problemeve.

I nderuari z. Kryeministër,

Shpresojmë fuqishëm se Qeveria Juaj nuk do i përsërisë gabimet e Qeverisë së kaluar, e cila gjatë shtatë vjetëve qeverisjeje i ftoi vetëm dy herë liderët e Luginës, kurse pas dështimit të Lapidarit, ata i fyu rëndë!

Nevojat e shqiptarve të Luginës në arsim, studime, zhvillim ekonomik, punësim, për mbrojtjen e btë drejtave të njeriut dhe ato kombëtare, etj., janë të mëdha.

Ju përkujtojmë Rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës për shqipatrët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Nr. 04-R-011, të 6 qershorit 2013.

1. Qeveria e Republikës së Kosovës të kushtëzojë marrëdhëniet me Serbinë, me  kujdesin

dhe interesimin shtetëror për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Preshevë, 

Bujanoc dhe Medvegjë lidhur me të drejtat e tyre civile, politike dhe etnike;2. Qeveria e Republikës së Kosovës të ketë më shumë përkujdesje dhe trajtim më të mirë 

për qytetarët shqiptarë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, të cilët janë shpërngulur 

 Kosovë duke iu garantuar të drejta të plota dhe të barabarta;

3. Qeveria e Republikës së Kosovës të hapë një zyre në Prishtinë dhe në Gjilan për qytetarët 

e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me qëllim mbrojtjen dhe përmirësimin e gjendjes 

dhe atyre të cilët janë shpërngulur nga atje sipas normave ndërkombëtare;

4. Të krijohen lehtësi të qarkullimit, shkollimit, afirmimit kulturor, pajisjeve me dokumente 

përkatëse si dhe lehtësi tjera, duke përfshirë suspendimin e taksës diskriminuese;

5. Qeveria  e Republikës  së Kosovës të kërkon nga institucionet ndërkombëtare dhe 

institucionet relevante që të liroj të burgosurit politikë duke përfshirë të ashtuquajturin 

grupin e Gjilanit që janë viktima të një procesi të montuar politik;

6. Qeveria e Republikës së Kosovës të kërkoj reciprocitet të plotë me të drejtat e serbëve

pakicë në veri të Kosovës;

7. Kuvendi i Republikës së Kosovë mbështet nismën e themelimit të një Universiteti Publik 

 gjuhën shqipe dhe fton përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të marrin nismë 

ligjore

8. Kuvendi i Republikës së Kosovë mbështet themelimin e fondit zhvillimor për Preshevë, 

Bujanoc dhe Medvegjë me  iniciativën e Qeverisë së Kosovës dhe në koordinim me 

institucionet ndërkombëtare dhe evropiane;

9. Kuvendi i Republikës  së Kosovës fton Këshillin e Evropës dhe organizatat tjera 

ndërkombëtare që të angazhohen për detyrimin e Republikës së Serbisë për të respektuar 

 gjitha të drejtat që dalin nga Konventat ndërkombëtare;

10. Qeveria e Republikës së Kosovës të themelon grupin ndërministror për implementim që 

përfshin edhe vizitën e mundshme të Komisionit Parlamentar  për Integrime Evropiane 

dhe Ministrisë për Integrim Evropian.   

Nga kjo Rezolutë, mjerisht, deri më sot vetëm është pezulluar taksa kufitare, kurse pikat tjera kanë mbetur të parealizuara.

Apelojmë që çshtja e hapjes së Zyres në Prishtinë dhe asaj në Gjilan, të realizohet sa më pare, meqë ka rëndësi jetike për pajisjen e shqiptarve të Luginës që janë pa dokumente të Kosovë Kosovës , e as të Serbisë. Numri tyre është tejet i madh dhe ata konsiderohen si “qytetarë të padukshëm”, sepse askund nuk figurojhnë.

I nderuari Zoti Kryeministër Mustafa,

Hallet e shqiptarve të Luginës së Preshevës janë të mëdha, si dhe nevojat për ndihmën vëllazërore nga shteti i Republikës së Kosovës.

Por, gjithashtu edhe shpresat dhe pritshmëritë tona tek Qeveria Juaj, gjithashtu janë të mëdha, se më në fund do na shtrihet dora e ndihmës vëllazërore, ashtu si Serbia kujdeset për serbët në Kosovë, si dhe çdo shtet demokratik që kujdeset për vëllezërit e vet që jetojnë si pakica kombëtare në shtetet tjera.

Ne presim që çështja Shqiptarve të Luginës të mbrohet denjësisht në Prishtinë, ashtu siç po mbrohet çështja e Serbëve të Kosovës në Bruksel e në Beograd!

Urime, urime, urime dhe suksese!

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe të gjithë Shqiptarët, kudo që janë!

Në Prishtinë, më 13 dhjetor 2014

Kryetari,

Mr.Nehat Hyseni

DHE MOS I HARRONI SHQIPTARËT E LUGINËS SË PRESHEVËS!

No comments:

Post a Comment