Sunday, December 7, 2014

Apetitet ekspansioniste ruse për Ballkanin dhe tokat shqiptare



Shkruan: Nehat Hyseni

Deklaratat luftënxitëse dhe kërcënuese të një oficeri të lartë rus se, në rast të shpërthimit të një lufte të ardhëshme, Rusia është e gatëshme që nga mali Ural, i cili e ndanë kontinentin e Europës nga Azia, të nisë reth 10.000 (dhjetë mijë) tanke për ta pushtuar Ballkanin dhe Kosovën!


Ky kërcnim i drejtëpërdrejtë ndaj sovranitetit dhe pavarësisë së shteteve të Europës Juglindore nga Rusia, ka alarmuar opinionin demokratik europian e botëror dhe paraqet sinjal të qartë se në skenën gjeopolitike botërore po paraqitet ideologjia nazifashiste e Musolinit dhe Hitlerit, që shkatuan Luftën e Dytë Botërore.

Në fakt, kërcënimet e Rusisë ndaj Ballkanit, nuk janë të reja. Përkundrazi, Rusia, e ndihmuar nga Serbia, gjithëmonë ka synuar Ballkanin, e sidomos tokat shqiptare. 

Ashtu ishte në Luftën Ruso (Serbo)-Turke 1876-1878, kur ndodhi gjenocidi dhe masakra e paparë mbi shqiptarët, duke bërë spastrimin etnik të territoreve shqiptare nga reth 750 fshatra, që përfshinte territorin me mbi 11000  (njëmbëdhjetë mijë) km2. Do të thotë nga një territor më i madh se Kosova e sotme.

 Atëherë shqiptarët u shpërngulën me dhunë, nën tytat e pushkëve dhe topave dhe u shpërndanë gjithandej nëpër vendet e Lindjes së Afërt, në Siri, Liban e gjetiu, kurse pjesa më e madhe e tyre mbeti në Turqinë e sotme. 

Të dhënat zyrtare flasin se sot në Turqi jetojnë reth pesë milion e gjysëm shqiptarë.

Një pjesë e atyre shqiptarve të mjerë, të cilët kishin shpresuar se mund tê jetojnë akoma në shtëpitë dhe trojet e tyre në Serbi, gjatë fushatës së dhjetorit 1878 të ushtrisë dhe soldateskës serbe i masakruan ata nëpër shtëpi, si dhe ata që i zinin rrugës, të zbathur e të deshur, nëpër borën e madhe dhe acarrin e tmerrshëm. 

Kështu, u formuan fshatra të tërë në Kosovë dhe në Luginë të Preshevës me të shpërngulit shqiptarë nga Piroti, Nishi, Toplica, Aleksinca, Leskovci, Vranja, etj., kurse Medvegja mbeti në Serbi. 

Kufiri Serbo-Turk atëbot u zhvendos në Ristovc, afër Bujanocit.

Pastaj, me largimin e Turqisë nga tokat shqiptare në vitin 1912, me insistimin e Rusisë u formua Aleanca ballkanike midis Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë e Greqisë dhe fillun Luftën e parë ballkanike për copëtimin dhe grabitjen e tokave shqiptare që kishin mbetur të pa pushtuara nga Lufta Ruso-Turke e vitit 1878. 

Me formimin e Bashkimit Sovjetik nga Revolucioni i Tetorit të vitit 1917, apetitet ekspanzioniste ruse morën karakter ideologjik, dmth. të përhapjes së socializmit, që në fakt ishte ekspanzionizëm pansllavist, që pas Luftës së Dytë Botërore u shtrri mbi Poloninë, Çekosllovakinë, Hungarinë, Rumaninë, Bullgarinë, Jugosllavinë dhe Shqipërinë. 

Mjerisht, edhe pas shpërbërjes së ish BRSS-së, me ardhjen e Vlladimir Putinit në pushtet u ringjallën apetitet ekdsansioniste të Rusisë, i cili synon kthimin perandorisë së dikurëshme pansllaviste mbi rajonin, ashtu si ishte në kohën e Stalinit, Brezhnjevit dhe të tjerëve. 

Putini fitoi krahë dhe fuqi ekonomike me rritjen enorm të çmimit të gasit natyror dhe karburanteve, që ushqeu arrogancën dhe apetitet agresive hitleriane të Putinit, që u manifestua me akspansiknin rus mbi Gjorgjinë, aneksimin e Krimesë dhe luftrat për aneksimin e Ukrainës lindore.

Meqë BE me nisiativën e Gjermanisë i ka vendosur sanksione të rrepta ekonomike, që rezultuan me uljen e çmimit të gasit dhe naftës, që ndikoi në dobësimin ekonomik të Rusisë dhe devalvimin e rublës ruse ndaj dollarit amerikan regh 60%, që pasoi edhe me ndërprerjen e projektit gjigant të Rrjetit Jugor të gasit, që përfshinte Ballkanin dhe Serbia ishte planifikuar të shërbente si rrugë për furnizimin e disa vendeve ballkanike dhe vendeve të BE-së me gasin rus. 

Ndërprerja  e këtij projekti, që u deklarua ditëve të fundit nga Putini, do ti kushtoj Serbisë reth 300 milion euro humbje, kurse Rusisë shumëfishë më tepër dhe realisht paraqet shenjat e para të efekteve të sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë së "Hitlerit të shekullit XXI", Vlladimir Putinit.

Apetitet serbo-ruse ndaj trojeve shqiptare gjatë historisë kanë qenë të drejtuara për sigurimin e daljes së Serbisë në detin Adriatik në Durrës, që do të siguronte edhe dominimin rus në Adriatik, që mbeti i parealizuar.

 Në nëntorin e vitit 1912 ushtria serbe kishte pushtuar Durrësin dhe ushqenin ëndrrat utopike se ia kishin arritur qëllimit të tyre. 

Por, me ndihmën e Austro-Hungarisë, ata dështuan dhe u thyen keq.

Tani, në krizën e tmerrëshme ekonomike që aktualisht  e ka kapluar Rusinë  si pasojë e sankcioneve ekonomike të BE-së, si dhe krizës katastrofale të Serbisë, ka filluar ta tmerroj Putinin dhe neosheshelianët e Serbisë, se po i pret fati i Sllobodan Millosheviqit.

Prandaj, Putinit nuk i ka mbetur tjetër rrugëdalje, pos që të kërcënohet se do i nisë 10.000 tanke për ta pushtuar Ballkanin dhe Kosovën, ashtu si dikur kërcënohej dikur Millosheviqi dhe Shesheli se do e bombardojnë Europën dhe çmdnduri e marri të gjera shizofrenike. 

Por, dihet se ku përfundoi Millosheviqi dhe sa u realizuan kërcënimet e tyre.

Si do që të jetë puna, mendoj se ne duhet ti hapim sytë mirë dhe mos ta nënçmojmë rrezikun real që mund të na kanoset në të ardhmen, meqë Rusinë dhe Serbinë e kemi brenda Kosovës, andej urës së Ibrit dhe kontrollojnë mbi 1/5 e territorit të Kosovës.

Ky fakt dhe ky realitet duhet të shërbej si alarm për tu  këndellur nga agonia dhe amullia e "gjumit dimëror" që aktualisht e ka kapluar skenën politike të Kosovës. 

Politikanët kosovarë janë duke jetuar "mbi dafina", duke i dhënë vetes luksin e sjelljes skajshmërisht të papërgjegjëshme dhe antishtetërore.

 Mjafton të përmendim korrupsionin marramendës që e radhitë Kosovën në vendin e 110-të dhe Shqipërinë në vendin e 1111-të në botë. 

Ky është turp dhe krim i madh që e bëjmë ne shqiptarët sot, që na përjashton nga familja e kombeve europiane.

 Kulmi i papërgjegjësisë u arrit me ngërçin politik gjashtëmujor dhe zhgënjimin e popullit me mungesën e përgjegjësisë dhe moralit politik, që rezultoi me (ri) paraqitjen e kolonave të ikjes nga Kosova. Ekzodi ka marrë përmasa alarmante, humbja e shpresave se do bëhet më mirë dhe varfëria ekstreme që e ka kapluar popullin, paraqesin rrezik të madh për ardhmërinë e këtij vendi.

 Në situatë të këtillë, kërcnimet serbo-ruse dhe gjendja e patolerueshme e mospërfilljes së sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Kosovës, pesëmbëdhjet pas përzënies së Serbisë nga këto troje, me ndihmën e NATO-s, duhet të  na mobilizojnë që të reflektojmë konform situatës reale në të cilën aktualish gjendet Kosova.

No comments:

Post a Comment