Friday, October 24, 2014

Vendimi skandaloz i UEFA-s dhe dinjiteti i sfiduar i shqiptarve

 


Shkruan: Nehat Hyseni

Vendimi i UEFA-s për ta denuar kombëtaren e futbollit të Shqipërisë me rezultat 3:0 në favor të Serbisë, si dhe denimi i dy ekipeve me të holla nga  100.000 euro, është skandaloz dhe diskriminues. 

Ky vendim është përkdhelës ndaj Serbisë, e cila ka shumë preçedente dhune, brulatiteti dhe krimi në sport. Huliganizmi kriminal i tifozëve serbë, të cilët shprehnin shovinizëm dhe racizëm shtazarak ndaj shqiptarve, duke mos lejuar madje as tifozë të organizuar shqiptarë në stadium, sa duket, nuk u mor fare parasysh nga URFA.

Por, megjithatë, pala shqiptare dhe mediat shqiptare e humbën betejën nga Serbia, në luftën e opinionbërjes ndërkombëtare, meqë dështuan katërcipërisht në informinin efikas të Brukselit dhe në përgjithësi të opinionit europian për gjendjen reale të rrezikimit të jetës së lojtarëve shqiptarë në stadium, si dhe të atyre 50 shqiptarve në VIP tribunë.
Pra, edhe në sport, ashtu si edhe në politikë, Serbia si xhelat i etur për gjak shqiptari, ia doli që ta imponoj rolin e viktimës. Kjo është një fitore politike e radhës 
ndaj shqiptarve të paaftë për ta dëshmuar para botës realitetin trishtues, madje kanibalist të Serbisë dhe atmosferës së tifozerisë serbe në tribuna që kishin rënë në trans duke shfryrë urrejtjen mesjetare antishqiptare dhe antinjerëzore. 

Mjerisht, pala shqiptare jetonte e dehur nga vetëbindja se e fituan ndeshjen në tavolinë, duke e nënçmuar aftësinë e fuqishme të Serbisë si xhelat i pangopshëm me urrejtje antishqiptare, që ka makineri lobuese kudo në Europë, ku ajo me sukses paraqitet si viktimë.

Kjo shkollë e marrë e 14 tetorit 2014 në Beograd ka rëndësi të madhe për neve shqiptarët nga dy anët e kufirit edhe për faktin se për herë të parë shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë ishin bashkë, ndoshta jo aq shumë për faktin se  luhej një ndeshje futbollistike me karakter kompetitiv për kualifikim në kampoonatin europian 2016 në Paris, por leksioni i vetëdijësimit të shqiptarve të Shqipërisë dhe disa snobitëve kosovarë, si puna e Halil Matoshit, Baton Haxhiut, Fatos Lubonjës dhe të tjerëve, të cilët na shesin "europianizëm" me shumicë, duke dashur të dallojnë me "superioritetin" e tyre snobist, fshataresk e kuaziintelektual.

Pra, ky leksion qē u mor nga Serbia më 14 tetor 2014 dhe vendimi i sotëm i UEFA-s, më 24 tetor, na ka treguar më së miri se ku e kemi aktualisht vendin na shqiptarët në Ballkan.

 Pra, e kemi vendin si "maca nën tërvezë" në sport, ashtu si edhe në politikën europiane, duke qenë totalisht të paaftë që ta plasojmë të vërtetën dhe realitetin tonë në tregun mediatik dhe në qarqet vendimmarrëse sportive e politike të Europës.
Ndoshta na mbetet i vetmi ngushëllim se tani jemi bërë bashkë në mendime të gjithë shqiptarët në Ballkan, duke thyer bindjet e gabuara se duhet të sillemi si një komb i pandarë. 

Edhe ata që ishin më të "moderuar" dje, duhet ta kuptojnë sot se duhet të jemi unikë, ndoshta jo aq pse e dojmë aq ahumë veten, por më tepër për faktin se të tjerët ma shikojnë tê tjerët.
 Ashtu ishte dikur, sidomos kah fundi i Jugosllavisë TItiste, kur kreu politik kosovar me servilitet tragjikomik pranonte ndarjen antishqiptare në "shqiptarë të ndershëm" dhe të tjerët. Ata tepër vonë e kuptuan realitetin tragjik të kësaj (vetë) ndarjeje. 

Mbase, edhe këta "shqiptarë të ndershëm" që i përmenda, këndej e andej kufirit duhet ta kuptojnë se duhet të jenë shqiptarë normal, para se të (vetë) deklarohen dhe të (vetë) shpallen si "europian", intelektual dhe të dijshëm, që i përkasin këtij populli të (pa) dijshëm, të (pa) kulturuar e të (pa) civiluar.

Prandaj, FSHF, FKF duhet të mobilizohen që të ankimojnë ndaj vendimit diskriminues të UEFA-s dhe ta argumentojnë racizmin serb, si rrezik real për sportin, sportistët dhe tifozerinë sportive.

Mosreagimi i Presidencës së dhe Qeverisë në ikje të Kosovës lidhur me vendimin e UEFA-s për denimin drakonik, të pakuptueshëm dhe absurd të kombëtares së Shqipërisë me rezultat 0:3 dhe me 100.000 euro gjobë për shkak të ndërprerjes së ndeshjes futbollistike Serbi- Shqipëri, të 14 tetorit 2014 në Beograd, paraqet një gjendje të mjerueshme në të cilën gjendet aktualisht Kosova, e cila ka mbetur pa lidership të mirëfilltë, që t'i del zot kombit dhe vendit të vet.

Katandisja aktuale e Kosovës, të mbetur qe pothuajse pesë muaj pa konstituim të Kuvendit dhe pa Qeveri na flet  qartë për jomoralitetin dhe mentalitetin tonë shtetrrënues dhe egocentrizmin shkatërrimtar, që kur është fjala për raporret midis nesh, bëhemi copa dhe tregohemi maksimalisht jotolerant, kokëfortë dhe kokëfortë e këmbëngulês deri në
absurd, kurse në raport me Serbinë tregohemi inferior deri në absurd. 
Sikur të ishte ndryshe, nuk do ta kishim humbur Mitrovicën e veriut dhe nuk do lëshonim aq keq pe ndaj serbêve në Marrëveshjen e Brukselit të 19 prillit 2013, si dhe në të gjitha raundet e Dialogut të Brukselit, ku u harruan fare shqiptarët e Luginës së Preshevës, u tradhëtuan pa fije turpi e mëshire dhe u lanë pamëshirshëm në "gojën e ujkut" të qeverisë antishqiptare të Serbisë.
Mjerisht, edhe politika shqiptare e kryeministrit Edi Rama, nuk i doli  zot ekipit të Shqipërisë, u tregua skajshmërisht servile ndaj Serbisë, duke mos treguar as dinjitetin minimal dhe duke u gjunjëzuar në mënyrë të turpëshme ndaj Serbisë. 

Kurse, lojtarët e ekipit kombëtar treguan heroizëm dhe dinjitet kombëtar për admirim, meqë luajtën në mënyrë brilante dhe nuk lejuan përdhosjen e simboleve kombëtare në stadiumin e Partizanit në Beograd.

Edi Rama, me pranimin e pa kusht për ta vizituar Beogradin pas sharjeve dhe fyerjeve primitive e raciste të Presidentit Nikoliq dhe të kryeministrit Vuçiq, pranoi me përultësi vetëfajësinë e kombëtares shqiptare dhe ia hapi rrugën UEFA-s për të marrë vendimin diskriminues dhe absurd për denimin e ekipit tonë, që u kanosej rreziku me jetë.

Kjo flet shumë qartë për krizën morale dhe identitare të lidershipit shqiptar në të dy anët e kufirit, që është zhytur në korrupsion dhe krim dhe tregohen të butë si qengji, të friguar si lepuri, si dhe puthadorë të padinjitetshëm ndaj të tjerëve, kurse ndaj popullit të vet shpeshë i tregojnë dhëmbët dhe tregohen si ujqë të pangopshëm dhe të tmerrshëm.

No comments:

Post a Comment