URIME FESTA E KURBAN BAJRAMIT!
Të gjithë besimtarve myslimanë, si dhe shqiptarve kudo që janë, i urojmë Festën e KURBAN BAJRAMIT, duke u dëshiruarpaqe, lumturi, begati dhe mirëqenie e atmosferë hareje dhegëzimi në familje.
Zoti i Madhëruar ua pranoftë sevapet e prerjes së Kurbanëve dheshpërndarjes së mishit të tyre farefisit dhe të varfërve.
Haxhinjëve nga Lugina e Preshevës që këtë vit kanë kryerobligimin e Haxhit, duke vizituar vendet e shenjta të Islamit, uaurojmë Haxhin dhe lusim që Allahu i Madhëruar t’ua pranojlutjet dhe ibadetet e sakrificat, për nderimin e Krijuesit.
Gjithashtu urojmë që ngërçi poltik dhe bllokada e formimit tëinstitucioneve demokratike në Kosovë të tejkalohet sa më parë, si dhe të përmirësohet pozita e vështirë e shqiptarve në Luginëne Preshevës.
Vendosja e të gjitha partive dhe subjekteve politike të Luginëspër pjesëmarrje në zgjedhjet e 26 tetorit pë Këshillin Nacionalna gëzon, por dhe na dëshpron fakti se kompetencat e KNSH janë reduktuar, si dhe është përgjysmuar numri i këshilltarve, nga 29 që kishte më parë, në 15. Sikur të ishte ky unitet katërvite më parë, kur KNSH kishte shumë më tepër kompetenca, sigurisht se shumë padrejtësi dhe të këqia shqiptarve të Luginësnuk do t’u ndodhnin.
Urojmë që të shfrytëzohet maksimalisht vizita e Kryeministrit tëShqiprisë, Edi Rama, më 24 tetor Beogradit, për përfshirje nëagjendë të pozitës së e shqiptarve në Serbi, posaçërisht atyre nëLuginën e Preshevës.
Urime të gjithë shqiptarve myslimanë, kjo Festë e KURBAN BAJRAMIT!
Zoti i Madhëruar i bekoftë Shqiptarët, kudo që janë!
Prishtinë, më 2 tetor 2014
Kryetari,
Nehat Hyseni
No comments:
Post a Comment