Sunday, October 26, 2014

"Leksioni" nga Beogradi



Shkruan: Nehat Hyseni

Dhuna dhe urrejtja raciste serbe që shpërtheu më 14 tetor 2014, në stadiumin e Partizanit në Beograd, në ndeshjen futbollistike Serbi-Shqipëri ka ndikuar në unifikimin e të gjithë shqiptarve, kudo që janë. 
Në të vërtetë, shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Mal të Zi dhe në Luginë të Preshevës, pra të viseve jashtë Shqipërisë Londineze, kanë përvoja shumë të hidhura me serbët, që nga vjeshta e virit 1912, kur këto vise ranë nën regjimin fashist të Serbisë. 
Masakrat shtazarake mbi shqiptarët e këtyre trojeve të tyre stërgjyshore, ishin praktikë që ushtrohej mbi ata pa ndërprerë. Kurse, në vitin 1999 Kosova u çlieua nga zgjedha serbe, por kujtimet e hidhura kanë mbetur në kujtesën e tyre kombëtare.

Prandaj, dhuna ishte e pritëshme dhe nuk i befasoi këta shqiptarë. Përkundrazi, ata ishin mësuar me urrejtjen antishqiptare të serbëve. 

Ndërkaq, sa duket, ata që u befasuan atë mbrëmje të 14 tetorit 2014 në Beograd, ishin shqiptarët e Shqipërisë, meqë u mungonte përvoja e bashkëjetesës me serbët dhe dhuna e urrejtja antishqiptare që i karakterizon ata. 

Kur i shtojmë kësaj edhe përvojën e hidhur të Luftës së Dytë Botërore, kur njësitë e ushtrisë shqiptare morën pjesë në anën e ushtrisë Jugosllave në luftë kundër lëvizjes dhe rrezistencës kombëtare të shqiptarve të Kosovës, atëherë bëhet edhe më qartë keqkuptimi historik brendashqiptar.

Sepse, ne e kishim shumë vështirë t'u sqaronim shqiptarve të Shqipërisë se ne ishim viktima të pafajëshme të  urrejtjes dhe dhunës permanente të fashizmit serb. Shpeshëherë ata na sugjeronin se si duhej të pajtoheshim me serbët dhe se nuk do duhej të ishim aq "kokëfortë", etj.

Por, kësaj radhe, kam përshtypjen se duhet të jenë  bindur përfundimisht dhe të kenë marrë leksionin e duhur se kush janë në të vërtetë serbët.

Ky leksion duhet të jetë mësuar përfundimisht edhe nga shqiptarët e Shqipërisë se ne gjithëmonë ishim viktima të urrejtjes së tyre, kurse ata plasonin të pavërteta për ne në opinionin europian e botërorë.

Prandaj, edhe kësaj here ndodhi që mbi futbollistët shqiptarë u ushtrua dhunë fizike dhe psiqike dhe u sulmuan nga publiku dhe rojat e sigurimit, duke iu vënë realisht jeta në rrezik.

Mirëpo, serbët arritën që të ndikojnë tek Komisioni disiplinor i UEFA-s dhe ta bindin atë për ta dënuar Shqipërinë me humbje të ndeshjes në tavolinë, me 0:3.

Pra, Serbia shunuese, raciste e fashiste, arriti të sigurij fitoren në tavolinë me rezultat 3:0, duke ia hedhur fajin ekipit të Shqipërisë për mos vazhdimin e lojës, edhepse nuk ekzistonin kushtet e sigurisë për këtë, meqë dyzet mijë tifozë të tërbuar serb, kushin rrezikuar realisht jetën e futbollistëve shqiptarë.

Mund të konkludojmë se me këtë rast, Shqipëria mori një leksion brilant nga Serbia, duke ua bërë të qartë urrejtjen e tërbuar antishqiptare dhe aftësinë diplomatike e propagandistike të Serbisë për t'i plasuar  të pavërtetat dhe gënjeshtrat e veta për shqiptarët në opinionin sportiv e politik europian e botërorë. 
Sepse, kemi përshtypjen se pjesa më d madhe e Shqipërisë jetonte mbi "dafina" në naivitetin e vet për kosovarët dhe shqiptarët e tjerë të ish Jugosllavisë ishin "fanatikë" dhe të "pagëdhendur" e nacionalistë. Kurse, shqiptarët e Shqipërisë ishin më të moderuar e të kulturuar. 
Ata madje edhe e mbiçmonin aftësinë mediative e diplomatike të Shqipërisë në Europë, që u vërejtë edhe tek kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armand Duka dhe të tjerët.

Prandaj, kjo befasi që erdhi
nda UEFA duhet të na shërbej për tu këndellur dhe për tu bindur se sa shumë punë, mund, përkushtim dhe unitet kombëtar na duhet për t'i bërë ballë armiqësisë dhe urrejtjes së sëmurë antishqiptare të serbëve. 

Sa më parë që të këndellemi dhe mobilizoheni, aq më i vogël do të jetë rreziku dhe dëmet nga ky armik i yni shekullorë dhe e ardhmja e jonë më e sigurtë.


No comments:

Post a Comment