Monday, October 27, 2014

Mbi Shqiptarët dhe "Albanc-at" e Jugosllavisë së Titos




Shkruan: Nehat Hyseni

Ngjarjet antishqiptare në Serbi, më 14 tetor 2014, në stadiumin e Partizanit në Beograd, si dhe vendimi racist i UEFA-s, përveç anës së padëshiruar, megjithatë kanë edhe anën tjetër të medaljes.

 Aty shqiptarët  trajtuan si racë dhe komb i urryer në mënyrë patologjike nga serbët, por pa i ndarë, ata i trajtuan si të bashkuar. 
Kuptohet, në urrejtje dhe shfryrje raciste: "vritini shqiptarêt" dhe duke sharë me fjalorin e tyre të pistë e shtazarak, që nuk mund të përshkruhet me fjalë!

Jugosllavia e Titos, qysh në Kushtetutën e saj të parë të 31 janarit 1946 kishte emërtuar shqiptarët e ndarë nga Shqipëria, në territorin Jugosllav, me termin "Šiptari", për dallim nga shqiptarët e Shqipërisë që emërtoheshin me termin "Albanci". 
Këtë e kishte bërë me djallëzi Titoja, me pretendime për t'i deklaruar si dy kombe të ndara shqiptarët e Shqipërisë nga shqiptarët që kishin mbetur nën Jugosllavi. 

Me këtë veprim synohej që të anuloheshin vendimet e Këshillit Antifashist të Kosovës nga Konferenca e Bujanit, e mbajtur më 31 dhjetor 1943 deri më 2 janar 1944 në Bujan (Shqipëri), ku ishte vendosur që pas luftës Kosova t'i bashkëngjitej Shqipërisë. 

Kështu që regjimi komunist i Titos pretendonte ta mashtroj opinionin    me tezën se nuk bëhej fjalë për të njejtin komb shqiptar, por e madhtronte botën se ishin dy kombe shqiptare: "Albanci" në Shqipëri dhe "Šiptari" në Jugosllavi. 
Prandaj edhe nuk mund të bashkoheshin, sipas regjimit të Jugosllavisë komuniste.

Në fakt, më 14 tetor 2014 në Beograd, shqiptarët edhe ishin të bashkuar, në një ekip të vetëm. Prandaj, aty nuk kishte dilema fare as tek urrejtja serbe, kur ua shanin nënën të gjithë shqiptarve, duke ulëritur "vritini shqiptarët" , pa i ndarë në dy pjesë, apo kombe, siç bënin dikur komunistët serbojugosllavë. 

Kurse, nga ana tjetër nuk kishte dilema fare as tek ekipi shqiptar, meqë që të gjithë ishin objekt i urrejtjes dhe dhunës serbe.

 Aty nuk do ndihmonin as idetë "kozmopolite" të Fatos Lubonjës, Halil Matoshit, Baton Haxhiut dhe të dikujt tjetër nga tarafi i tyre, ashtu si dikur nuk i ndihmoi komunistëve të përbetuar shqiptarokosovarë, të cilët hidhni gurë e dru mbi "nacionalizmin dhe irredentizmin shqiptar".

 Por, të gjithë u bënë viktima të regjimit antishqiptar, duke përfunduar bashkë xhelatët dhe viktimat, në kampet e refugjatëve shqiptarë, të dëbuar nga ushtarët dhe paramilitarët serbë.

Në rethana të këtilla, s'ka se si të mendojnë shqiptarët ndryshe, pos se si të bashkuar do ta kenë më lehtë t'ia dalin me armiqtë shekullorë që i rethojnë, të cilët kurrë nuk hoqën dorë nga oreksi dhe pretendimet e tyre për tokat shqiptare, që i grabitën vazhdimisht ndër shekuj.

Realisht, kutia e Pandorës u hap në gjeopolitikën europiane me politikën aneksioniste të presidenti të Rusisë, Vlladimir Putin, me aneksimin e Krimesë dhe pjesëve të tjera të territorit të Ukrainës.
Prandaj, shqiptarët duhet të përgatiten shpirtërisht për bashkim.
 Mbase, kjo nuk do varet fare nga vullneti i tyre. Pra, jo pse shqiptarët  e duan bashkimin kombëtar në një shtet të vetëm, por sepse aneksionizmi, sa duket, do të imponohet, pavarësisht nga fakti se sa shqiptarët dhe të tjerët e duan apo jo këtë.

No comments:

Post a Comment