Friday, October 31, 2014

KORRUPSIO(EU)LEX-i



Shkruan: Nehat Hyseni

Këto ditë shpërtheu si vullkan i  fuqishëm në sipërfaqe e vërteta e tmerrëshme mbi korrupsionin marramendës të prokurorëve dhe gjyqëtarëve ndërkombëtarë që veprojnë në kuadër të misionit europian për vendosjen e drejtësisë dhe për gjykimin e krimeve të rënda në Kosovë.

Ky mision ishte paralajmëruar me shumë pompozitet kohë më parë dhe kishte krijuar imazhin për një mosion i cili në sytë tanë shikohej si shpresë e madhe për çrrënjosjen definitive të krimit e korrupsionit në Kosovë. Shpresat tona ishin tek EULEX-i, që shikohej si "dritë në fund të tunelit", meqë drejtësia vendore ishte plotësisht e paaftë për ta bërë këtë.

 Arsyet për paaftësinë vepruese të drejtësisë vendore konsistonin në shoqërinë skajshmërisht të politizuar kosovare, si dhe të gjyqësisë dhe sistemit politik e juridik të Kosovës të vendosur pas vitit 1999. 

Natyrisht, më tepër bëhej fjalë për kaos se sa për rend e reegull. Gjyqësia vendore e politizuar, më tepër i ngjante një kamuflimi, shtrembërimi dhe stërkeqjeje të drejtësisë së nirëfilltë, se sa drejtësi korrekte dhe të paanëshme, duke ambistuar kryekriminelët e Kosovës dhe duke ua hapur atyre rrugën për ta qeverisur vendin. Kështu, u krijua rrerhi vicioz i shretit dhe drejtësisë së kapur nga krimi i organizuar dhe kriminelët, të cilët më parë kishin kryer krime makabre ndaj shqiptarve të pambrojtur e jetim të Kosovës, kurse tani qeverisnin vendin, duke u shndêrruar në sheikë të Ballkanit, me pasurinē e tyre marramendëse. Kështu, të vetëquajturit "çlirimtarë" në luftë, u shndërruan në robërues shembjellës të frikës, grabitjes e terrorit në paqe.

Në rethana të tilla, ndihmesa e drejtësisë europiane, që na ofrohej me anë të misionit të EULEX-it, konsiderohej si ndihmesa dhe bombardimi i armikut serb nga  NATO në luftë she çlirimi i Kosovës nga Serbia. 

Natyrisht, tani ishin shpresat se shoqëria kosovare do të çlirohej nga krimi dhe korrupsioni në paqe.
Mjerisht, gjithënjë e më tepër shpresat për një shoqëri dhe jetë dinjitoze që e kishim ëndërruar gjatë sundimit të çizmes së egër të soldateskës gjakëpirëse e gjenocidale serbe, me dëbimin e Serbisë dhe çlirimin e Kosovës, nuk po realizoheshin dhe na dolën të ishin utopike. Sa më shumë që kalonte kiha, pritja e ditëve më të mira i ngjante kotësisë së pritjes Beketiane, "Duke pritur Godonë", i cili kurrë nuk do të vijë.

Prandaj edhe ishte e natyrëshme që të pritnim nga drejtësia europiane, e cila në sytë tanê ishte fetishizuar, meqë pritnim "mrekullira" nga ajo. 

Afera e fundit megakorruptive e EULEX-it, që doli këto ditë në sipërfaqe lidhur me gjyqëtarin e italian, i cili kishte qenë gjyqëtar kryesor në gjykimin e krimit të rëndë të rastit të vrasjes së trefisht në Kaçanik, i cili kishte marrë treqind e tridhjetë mijë  (330.000,00) euro ryshfet për lirimin e njërit nga tre të akuzuarit, i cili rrezikonte të denohej me 33 vjet burg. 
Pra, gjyqëtari italian nga Udine e Italisë, Folit, kishte marrë 10.000 euro për çdo vit që ishte akuzuar. S'do mend se ky rast flet qartê për performansën dëshpruese, kompromituese dhe kriminele të  EULEX-it në Kosovë. 

Në vend që të vente rregull, drejtësi e ligj, EULEX-i në Kosovë e bëri të kundërtën, duke qenë skajshmërisht i korruptuar, meqë këtë ia mundësonte imuniteti i prokurorëve dhe ghyqëtarëve tê EULEX-it që kishin mision dhe detyrê të vendosnin drejtësinë në  Kosovë, por vet qëndronin realisht mbi drejtësinë, që ua mundësonte imuniteti i garantuar, që u mundësonte që të vendosnin drejtësi selektive: ara që paguanin para të majme, i shmangeshin ligjit. 

Kurse, as prokurorët e as ghyqëtarët nuk i nënshtroheshin as ligjit kosovar e asnjë ligji tjetër. Kështu, na doli se EULEX-i ishte krijuar sipas parimeve të kohës sê faraonëve tek Egjiptasit e vjetër, për të cilët nuk vlenin ligjet tokësore, meqë ara ishin të deleguar të Zotit!

Prandaj, zhgënjimi i ynë në drejtësinë europiane është i madh dhe ka pasoja katastrofale, meqë nuk kemi alternativë për rrugëdalje nga kjo situatë e tmerrëshme, që do i vriste shpresat e fundit për një ardhmëri më të mirë nê këtë phesë të Ballkanit.
Zhgënjimi spektakolar i shqiptarve në drejtësinë europiane na tronditi thellë nga gjykimi i UEFA-s lidhur me ndeshjen e ndërprerë futbollistike të 14 tetorit 2014 në Beograd, ku u sulmuan fizikisht lojtarët shqiptarë nga tifozët, sigurimi dhe nga disa lojtarë serbë. 

Aty u bindën të gjithë shqiptarët për (pa)drejtësinë europiane.

Pra, aktualisht ndër shqiptarët nê përgjithësi, e veçanërisht tek kosovarët keni një zhgënjim dhe humbje të plotë të besimit ndaj drejtësisë europiane. 
 Se "drejtësia" e EULEX-it ishte diskutabile, herë-herë e çuditëshme dhe selektive vërehej me "konçidenca" të befasishme ishin koordinimet e vendimeve të tij lidhur me ngritjen e aktakuzës nda politikanëve që nuk i shkonin për shtati Qeverisë Thaçi. Rasti i Fatmir Limajt është dëshmia më eklatante e korruptimit të veprimeve të EULEX-it edhe nga PDK-ja, duke shërbyer si mjet dispilinimi të të "rrebeluarve" brenda kësaj partie. 
Rasti i fundit ishte ftesa ndaj Fatmir Limajt në Gjykatë pikërisht në ditën dhe orën e mbajthes së mbledhjes konstituie të Kuvendit të Kosovës, më 17 korrik 2014, në orën 10:00, duke ia pamundësuar atij pjesëmarrjen në mbledhjen e Kuvendit, meqë ftesa gjyqësore ishte imperative dhe e pashtyeshme.
 Kështu ndodhëte edhe me të tjerët, që filluan të dalin nga kontrolli politik i Hashim Thaçit.

 Vallë, si mund të besohet këtu në "rastësi" dhe se EULEX-i nuk ishte vegël e Qeverisë dhe partisë së Hashim Thaçit?!

Pra, nuk mundemi kurrësesi t'i shmangemi dyshimit të bazuar se EULEX-i i koordinonte veprimet e veta hetimore konform nevojave politike të Hashim Thaçit. 

Kurse, meqë tani ka ardhur koha e fundit që të aktivizohen hetimet për një mori deputetësh të PDK-së me dosje të "trashë" të listës së krimeve të rënda dhe korrupsionit, për të cilët duhet formuar Gjykata Speciale, që do merret ekskluzivisht me këto krime.
 Pjesa më e madhe e këtyre "peshqëve" të mëdhenjë janë deputet të zgjedhur të PDK-së në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 8 qershorit 2014.

Prandaj, PDK nuk është e interesuar kurrësesi që t'i konstituoj Kuvendin dhe Qeverinë e re. 
Aq më pak që të mbetet në opozitë! 
Sepse, poqese do të ishte jashtë qeverisjes, PDK rrezikohet t'i nënshtrohet "shpatës" së drejtësisë së Gjykatës Speciale.

Përvoja e bashkëpunimit të Qeverisë Thaçi me EULEX-in, që i shërbente si vegël e fuqizimit të qeverisjes absolute të Thaçit, synohet të përsëritet edhe tani, meqë shpresohet se edhe Gjykata Speciale do shndërrohej në dështim të radhës, ashtu si misionet paraprake europiane, UNMIK-u dhe EULEX-i.
Se si do të shkojnë proceset, mbetet të shihet. 

Urojmë që sadopak t'i kthehen shpresat këtij populli të shumëvuajtur në mundëdin e vendosjes së drejtësisë në këto troje, që asnjëherë më parë nuk e shijuan si duhet.

Megjithatë, duhet të përpiqemi maksimalisht që t'i kthejmë shpresat në mundësinë e vendosjes së drejtësisë në Kosovë. 
Shpresojmë që të investigohet performansa e EULEX-it dhe të hapet rruga e vendosjes së Gjykatës Speciale, e cila duhet monitoruar dhe duhet t'i kontribuoj heqjes së dyshimeve dhe zhgënjimit tonë në drejtësinë europiane, që do krijonte kushte për dorcimin dhe aftësimin e drejtësisë vendore.





No comments:

Post a Comment