Thursday, October 9, 2014

RUSOFILËT E LUGINËS SË PRESHEVËS

 



Shkruan: Nehat 

Ideja për "shkëmbim territoresh" midis Kosovës dhe Serbisë, dmth. të Luginës së Preshevës me veriun e Kosovës, riaktualizua  nga shefi i  zyrës së Rusisë në Kosovë, Andrej Shugurov.

Kjo ide e Shugurovit për ndarje të Kosovës ishte paraqitur para disa vitesh edhe nga kreu i Partisë Socialiste të Serbisë, pasuesit të Sllobodan Millosheviqit, ish kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq. Madje, siç pohonte ai vet, këtë ide dhe propozim ai e kishte paraqitur edhe në Dialogun e Brukselit për normalizimin e marëdhënieve Kosovë-Serbi, si shef i palës negociuese të Serbisë. 
Mirëpo, kjo ide e Daçiqit nuk ishte mbështetur nga përfaqësuesja e lartë e Këshillit të BE-së, Baronesha Catherine Ashton.
Natyrisht se ideja e tillë ishte kundërshtuar kategorikisht nga pala negociuese kosovare si dhe nga mbarë opinioni shqiptar, meqë bënë fjalë për copëtimin territorial dhe ndarjen e Kosovës, si dhe për pezullimin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

 Si e tillë, kjo ide makabre ishte kundërshtuar dhe kundërshtohet fuqishëm edhe nga të gjitha partitë politike shqiptare të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë she të Luginës së Preshevës. 
Por, sado e pabesueshme të duket, megjithatë kishte një përjashtim!

 Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare nga Lugina e Preshevës  z. Ragmi Mustafa, kjo ide e Shefit të zyres Ruse në Beograd, Shugurovit dhe Ivica Daçiqit, për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, mbështetej fuqishëm!

 Madje ai ishte shumë i zëshëm dhe agresiv në paraquthen e kësaj ideje serbo-ruse, duke pretenduar që t'i del zot si "autor" i saj.
Paradoksalisht, kjo ide në disa media cilësohej si "radikalizëm" ose "ekstremizëm" shqiptarë, kurse nga disa shqiptarë të Luginës, kryesisht të proviniensës politike të PDSH-së Ragmi Mustafës, përjetohej dhe pretendohej të plasohej si "patriotizëm" i shqiptarve të Luginës dhe si shansë për t'iu bashkangjitur Kosovës?!
Ky "pazarllëk me dreqin" i z. Mustafa për përfitime dhe beneficione të ndryshme nga Serbia për ate personalisht dhe për kompanitë private që janë "sponzoruese" të PDSH-së do të vazhdonte akoma të na shitej si "patriotizëm", po të mos dekonspirohej  nga vet autoritarët serbo-rus dhe të deklaroheshin publikisht reth kësaj "ideje",  duke e zbuar botërisht autorësinë e pakontestueshme  serbo-ruse të saj.
Megjithatë, duhet falemnderuar Shugurovin dhe Daçiqin për këtë vetëzbulim dhe vetëdekonspirim, sepse në të kundërtën, dëmi nga 
argatët serbo-rusë të Luginës do të ishte edhe më i madh.

Mbetet enigmatike çështja e imponimit aktual të daljes në zgjedhjet për KNSH të 26 tetorit 2014, në kushtet e cungimit drastik të kompetencave të KNSH-së nga Gjykata Kushtetuese dhe Qeveria e Serbisë, duke sfiduar bojkotin e filluar nga PVD dhe UDSH për të ushteuar trysni ndaj Qeverisë së Serbisë për kthimin e kompetencave të KNSH-së dhe gjykatave dhe të drejtave të thera kombëtare të shqiptarve, të suprimuara në Preshevë dhe Bujanoc, Medvegjë dhe gjithandej në Serbi.

No comments:

Post a Comment