Thursday, September 4, 2014

Si ta përmirësoj Republika e Kosovës imazhin e vet në botë?

Si ta përmirësoj Republika e Kosovës imazhin e vet në botë? 

Shkruan: Nehat Hyseni 

Imazhi i një shteti ndërtohet në rend të parë me perfomansën e vet të shtetndërtimit, me ndërtimin dhe zhvillimin e institucioneve demokratike, me lirinë e lëvizjes, të  shprehjes dhe shtypit, me organizimin e suksesshëm të zgjedhjeve të lira e demokratike, me garantimin e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut, zhvillimin ekonomik, standardit jetësor,etj. 

Republika e Kosovës, si shteti më i ri në Europë dhe njëri ndër më të rinjtë në botë, meqë nuk ka përvojë të gjatë si shtet, ajo aktualisht me performansën e vet në shtetndërtim është duke i bërë hapat e parë edhe në krijimin e imazhit të vet në botë.

Siç ndodhë rëndom në fillet e para të performansës së shteteve të ndryshme në botë, edhe përvojat e para të shtetndërtimit të Republikës së Kosovës, dmth. 15 vjet pasuftës dhe gjashtë vjet pas shpalljes së Pavarësisë, janë mjaftë problematike, të ngulfatura nga korrupsioni, keqmenaxhimi me resurset e asetet e Republikës së Kosovës dhe me pasurimin brenda natës të politikanëve të saj, të cilët, duke u marrë me  politikë, janë bërë milionerë, nga korrupsioni dhe zhvatja e keqmenaxhimi i parasë publike.

Ngërçi aktual i skenës politike dhe bllokimi i formimit të institucioneve të Kosovës dhe Qeverisë së re, në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit 2014, gjithashtu ndikon në dëmtimin e imazhit të Kosovës në botë. 
Andaj, ky fakt duhet t'i nxisë partitë dhe subjektet politike shqiptare të Kosovës për një vullnet dhe interesim më të madh për përafrimin e qëndrimeve dhe për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje, në mënyrë që t'i hapet rruga formimit të institucioneve dhe Qeverisë re të Kosovës.

Sigurisht se detyrë e parë dhe shumë e rëndësishme e koalicionit të ri qeverisës do të jetë çrrënjosja e strukturave kriminale  dhe luftimi me përkushtim i korrupsionit dhe zhvatjes së parasë e pasurisë publike.

Gjithëses, formimini i Gjykatës speciale pritet se do t'i kontribuoj sadopak spastrimit, zvogëlimit dhe çrrënjosjes së  krimit të organizuar dhe keqpërdorimeve të ndryshme, që së bashku me Koalicionin e ri qeverisës, ta përmirësojnë radikalisht qeverisjen e vendit, si dhe imazhin e Kosovës në botë.

No comments:

Post a Comment