Friday, September 5, 2014

Ngërçi politik i shkaktuar nga mospranimi me kokëfortësi të paparë i parimit themelorë të funksionimit të demokracisë parlamentarenë bazë të shumicës, paraqet veprim të papranueshëm dhe shumë të rrezikshëm për Kosovën dhe ardhmërinë e saj demokratike.
Pra, zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 8 qershorit 2014, paraqesin një proces demokratik të suksesshëm, që prodhoi shumicën relative të koalicionit të PDK-së me 37 deputetë dhe shumicën e Koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma me 47 deputetë. Por, asnjëri koalicion nuk ka arritur që të fitoj shumicën absolute pre 61 deputetësh. Por, duke e ditur faktin cilido fitues qoftë, pa marrë parasysh se a mundet vet ta krijoj shumicën absolute 50%+1, megjithatë janë të detyruar që t'i përfshijnë edhe 20 deputetët e minoriteteve. Kjo do të thotë se PDK do t'i kishte 57, kurse Koalicioni LAN 67 deputetë, dmth. këtu janë gjërat e qarta si loti, sa i përket shumicës.
Por, si duket, këto gjëra nuk i nanë të qarta PDK-së dhe kryetarit të saj Hashim Thaçit, meqë insistojnë dhe pretendojnë se ata janë fituesit e zgjedhjeve. Mjerisht, edhe Kushtetuesja është bërë ndihmuese servile këtij pretendimi. Kurse, ka gjasa që edhe Presidentja Jahjaga të kyçet në këtë "pazarllëk", e cila pritet që të imponoj kompromis me thelbin e demokracisë dhe për bazat e saj. Ky do të ishte akt ndihmese PDK-së, por do ta dëmtonte rëndë ndërtimin e suksesshëm të dekokracisë dhe shtetit të Republikês së Kosovës.
Presidentes duhet t'ia përkujtojmë faktin se pikërisht ajo nuk e ka përfillur fare parimin e demokracisë, meqë është rezultat i një marrëveshjeje politike  jokorrekte dhe joparimore, madje me mashtrime, sepse është deklaruar se do të jetë vetëm për pak kohë, kurse më vonë insistoi dhe fitoi se duhet ta ushtroj mandatin e plotë prej pesë vjetë. Përndryshe, ate e quajnë në publik, në medie dhe në popull si "Presidente e zarfit", meqë erdhi si propozimi një shteti mik ndërkombëtar.

Pse nuk duhet të ndërmjetësoj Presidentja Jahjaga?

Sepse ajo do i dëmtonte parimet bazë të demokracisë, duke e shndëruar pazarllëqe ndërpartiake për çështje të interesave të saja personale, si dhe të Hashim Thaçit dhe partisë së tij. 
Pra, me demokracinë kompromis nuk ka! Demokracia ose zbatohet me performansën e të gjitha instancatave shtetërore, ose nuk zbatohet fare! Kompromiset joparimore të marrëveshjeve politike, produkt i të cilit është edhe Presidentja vet, duke mos përfillur parimin e zgjedhjeve, fitues i të cila e është subjekti apo grupimi politik që ka fituar shumicën e nevojëshme parlamentare. Ndërhyrja e Presidentes, ashtu si edhe e Kushtetueses, do të ishte ekskluzivisht pro interesave të PDK-së, kurse kundër të tjerëve!
Prandaj, në emër të demokracisë së shëndetëshme parlamentare, i bëjmë apel Presidentes që të rrijë anash e të mos i dëmtoj proceset demokratike aktuale në shtetin e Republikës së Kosovës.

No comments:

Post a Comment