Shkruan: Nehat Hyseni
Ngërçi politik aktual, që është shkaktuar për shkak tëpretendimit të PDK-së se është parti fituese e zgjedhjevetë jashtëzakonëshme parlamentare të 8 qershorit 2014,meqë koalicioni parazgjedhor i saj me disa parti, ka arriturqë t'i fitoj gjithsej 37 deputetë, dmth. reth 30%, ose më pakse 1/3 e 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Si parti e parë, PDK-së i takon e drejta që e para tëpropozoj kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit të Kosovësdhe të nominohet si mandatare për formimin e Qeverisësë re.
Mirëpo, pasi që asnjëra parti politike shqiptare nuk pranoitë bashkëqeverisë me PDK-në, ato formuan Koalicioninpaszgjedhor "anti PDK". Kështu, kjo parti nuk mundi tëkrijoj mazhorancë qeverisëse, meqë nuk arriti kurrësesi t'isiguroj 61 deputetë, si minimum i domosdoshëm për tafituar pushtetin.
Por, sherri i PDK-së, si hakmarrje ndaj partive tjerashqiptare filloi ta ngrisë kryet, duke vënë në lojë fillimishtPresidenten, e cila kërkoi "sqarim" nga GjykataKushtetuese e Kosovës lidhur me atë se cila është partiafituese e zgjedhjeve të 8 qershorit dhe rrjedhimisht, cilësparti apo grupim politik i takon e drejta për ta propozuar kryeparlamentarin dhe nominimi për mandatar të formimit të Qeverisë së re.
Ky ishte gabim i madh i Presidentes, meqë ajo me këtë gjest u rrjeshtua publikisht kundër Koalicionit paszgjedhor LANV dhe në favor të PDK-së, meqë dihej apriori vendimii Kushtetueses, ku disa gjyqëtarë janë militantë fanatikë të PDK-së, të cilët madje nuk hezituan të jenë pjesë e fushatës parazgjedhore të PDK-së për zgjedhjet e jashtëzakonëshme parlamentare të 8 qershorit 2014.
Humbja e paanësisë midis palëve nga Presidentja ishte shkelje e obligimeve Kushtetuese të sajë për të siguruar unitetin e popullit dhe shkaktoi pezëm dhe mllef tek shumica e popullit të Kosovës, meqë në sytë e tyre e humbi besueshmërinë dhe kredibilitetin për të qenë e denjë për postin që ushtron.
Prandaj, takimi tek Presidentja i palëve rivale PDK dhe Koalicionit LANV, që po përflitet si opsion i mundshëm për daljen nga ngërçi politik aktual, nendoj se nuk është i preferueshëm dhe, për shkaqet e përmendura të humbjes së paanësisë së Presidentes, nuk do të mund të ofroj zgjidhjen e duhur.
Sepse, tek e fundit, aty nuk do të ndahej drejtësi, por vetëm do të shfrytëzohej takimi si "shteg jodemokratik" i zhvendosjes së debatit nga Kuvendi i Kosovës, ku realisht edhe e ka vendin në çdo vend me demokraci tëzhvilluar parlamentare.
Parmamentit i është mbyllur goja nga deputetja Brovina, e cila e ka bllokuar debatin, duke mos lejuar fare të debatohet aty.
Mbledhja e 18 shtatorit ishte e shkurtër jashtëzakonisht shumë, madje në disa media u tha se mund të hyjë në Librin e rekordeve të Ginisit, për kohëzgjatjen më të shkurtër të mbledhjes, e cila zgjati gjithsej 7 (shtatë) minuta!
Marrëveshja eventuale nga takimi tek Presidentja do të paraqiste akt jodemokratik dhe kompromis me demokracinë parlamentare në favor të autokracisë dhe oligarkisë politike të Kosovës.
Ajo marrëveshje eventuale do të imponohej si mbrojtje e PDK-së kundrejtë Koalicionit LANV që e ka shumicën në Kuvendin e Kosovës.
Prandaj, nuk bëhet fjalë fare për marrëveshje këtu, por është fjala për pazarllëqe dhe për imponim të kompromisit ndaj PDK-së, duke e bërë pjesë të bashkëqeverisjes.
Ky pretendim i PDK-së dhe kryeministrit në largim, Hashim Thaçit është e pamundur të arrihet në Kuvendin e Kosovës, meqë nuk i ka numrat e mjaftueshëm për këtë,prandaj edhe po e instrumentalizon Kushtetuesen dhe Presidenten për arritjen e pretendimeve të veta politike.
Unë do të apeloja që të mos krijojmë precedent negativ, që do të na dëmtoj në hapërimin e shtetndërtimit tonë në baza të forta të demokracisë së mirëfilltë parlamentare, duke vendosur në bazë të shumicës parlamentare.
Ashtu vepron bota me demokraci të zhvilluar ku vendimmarrja nuk korruptohet dhe devijohet nga marrëveshjet joparimore dhe pazarllëqet e ndryshme.
Duhet të mos harrojmë se Kosova është projekt i demokracive të zhvilluara europiane dhe të SHBA-së dhe mendoj se do të gabonim rëndë sikur të mos e ndiqnim rrugën e tyre të demokracisë së papenguar e pakorruptuar parlamentare, si model i çmuar edhe për ne.
Prandaj, zgjidhja e ngërçit politik aktual duhet gjetur me debat demokratik në Kuvendin e Kosovës dhe me vendimmarrje demokratike në bazë të shumicës, si parim bazë dhe elementar i demokracive të zhvilluara.
Çdo rrugëzgjidhje tjetër do të jipte efekte afatshkurtëra,por me pasoja serioze dhe afatgjata për shtetndërtimin dhe demokracinë e mirëfilltë parlamentare tek ne në të ardhmen.
Zhagitja e pafund e bllokadës mund t'i nxisē miqtë tanē ndërkombëtarë nga BE dhe SHBA-të që të na “sugjerojnë” kompromis, me dhënien e "propozimeve nga zarfi", që realisht nuk do të na bënte nderë aspak, meqë do ta komprometonte aftësinë tonë për shtetndërtim dhe demokraci të mirëfilltë parlamentare. Kuptohet se "propozimet" e tilla eventuale, askush nuk do të mund t'irefuzonte.
No comments:
Post a Comment