Sunday, June 1, 2014

SIVJET U KREMTUA JUBILEU I TREFISHTË I MATURËS NË GJIMNAZIN "SKËNDERBEU" TË PRESHEVËS

Kremtimi i jubileve të maturës në Gjimnazin "Skënderbeu" në Preshevë është bërë një traditë e mirë, e cila çdo herë e më tepër po begatohet me forma dhe përmbajtje të reja.
Sa i përket formës, tani më është bërë traditë që tubimi të bëhet në oborrin e Gjimnazit në orën 18:00. 

Aty bëhet grumbullimi i ish nxënësve të gjeneratës përkatëse, ku përshëndeten të gjithë me radhë, duke u takuar me një pjesë të konsiderueshme të shokëve e shoqeve të gjeneratës, për herë të parë pas 20,30,40 apo 50 vitesh.

Aty secili prej tyre ballafaqohet me "efektet" e kësaj periudhe të gjatë kohore në fytyrat e secilit veç e veç.
Kuptohet, efektet e tilla, edhepse nuk e kanë lënë anash asnjërin nga ata, megjithatë vërehen dallime.

Sepse, sa duket, ndryshimet fizike tek disa janë të theksuara më tepër, e tek disa më pak.

Por, prezentimi me emër dhe mbiemër, i qartëson disi gjërat.

Sepse, fytyrat dhe pamjet e njerëzve ndryshojnë gjatë kohës, por emrat mbesin.

Madje, emrat vazhdojnë "jetën" e tyre edhe pas kohës kur nuk do të jemi më në këtë botë. Mbase do të jenë veprat e mira dhe kontributet, ato që do ta bëjnë më të pranishëm emrin e secilit veç e veç të jetoj edhe atëherë kur nuk do të jetë më në këtë botë.
Natyrisht, takimi i parë krijon emocione të fuqishme dhe duket si "rizbulim" i shoqeve dhe shokëve të bankave shkollore.

Britmat e befasisë nuk pushojnë së krijuari të një zhurme, që fillimisht duket si një tollovi e rastit, duke dhënë ndjenjën e një spontaniteti që fuqishëm e dominon situatën.

Mrekullia e "rizbulimit" të shokëve, e shoqëruar me britma "uau filani, filanja, o sa (nuk)paska ndryshuar...".

Pra, ky kontakt i parë len mbresa të fuqishme dhe ndjenja të papërshkrueshme kënaqësie.

Spontaniteti dominues i fillimit, dalëngadal fillon t'ia lëshoj vendin organizimit të turmës, ku grupi nismëtar apo organizativ fillon t'i ftoj për një fotografi, që tanimë është bërë "e obligueshme" para Bustit të "Skënderbeut".

Kjo fotografi mbetet si "dokumenti" më i rëndësishëm dhe "dëshmia" e takimit.

Por, gjithashtu kjo fotografi jep mundësinë për t'u parë në një vend të gjithë shoqet e shokët e gjeneratës, të cilën e merr secili prej tyre.
Fotografia tek Busti merr rolin e panos nga Matura, e që jep mundësinë jo vetëm të identifikimit të shokëve e shoqeve, por edhe të krahasimit të ndryshimeve që ka bërë periudha e gjatë kohore tek secili.
Pas kryerjes së këtij "obligimi", turma merr orientimin kah hyrja në Gjimnaz dhe para hyrjes, shumica e gjeneratave e bëjnë edhe nga një fotografi të përbashkët.

Pastaj, kolona merr drejtimin për në klasë, apo në sallën e arsimtarve, varësisht nga numri i tyre. Nëse janë shumë, si psh më 31 maj 2014, kur dy gjenerata: 1983/84, dmth. 30 vjetorin dhe gjenerata 1993/94, dmth 20 vjetorin, kishin organizuar takimin, gjenerata XX u vendos në sallën e arsimtarve, kurse gjenerata XXX nëpër klasë, në "orën e kujdestarisë", me kujdestarët e klasëve.

Duhet theksuar se sivjet kremtuan maturën gjeneratat "jubilare", dmth Gjenerata e Dhjetë, 1973/74, të cilës i përkas unë, që kremtuam më 10 maj 2014.

Pra, si një simbolikë shtesë: gjenerata e dhjetë kremton më datë 10!

Kurse, më 31 maj kremtuan Gjenerata e XX- 30 vjetorin, si dhe Gjenerata XXX- 20 vjetorin.

Prandaj, ky vit do të mbahet mend edhe për këtë koinçidencë të jubileve të dyfishta.

Ndoshta kjo ishte "arsyeja", si dhe kremtimi i gjeneratës time të Dhjetë 1973/74, që kremtuam tri javë më parë, pse unë me aq kënaqësi pranova ftesën e nxënësve të gjeneratës XX, 1983/84 që të marr pjesë në kremtim, kuptohet, në cilësinë e ish profesorit të tyre.

Kremtimi ishte i shkëlqyeshëm, i shoqëruar me grupin muzikor të prof. Bashkim Halimit.

Por, ajo që vërehej nga reagimet e shumë pjesëmarrësve, sikur hetohej një mangësi e kremtimit.

Disa prej tyre përpiqeshin që ta artikulojnë atë si një nevojë e krijimit të atmosferës së përkujtimit të jetës shkollore, sherreve dhe problemeve nga bankat shkollore që kishin lënë përshtypje të thella në kujtesën e tyre.
Por, jo, kremtimi i gjasonte më tepër një atmosfere të rëndomtë dasmash.
Ndërkaq, gjenerata e Dhjetë, më 10 maj kushte provuar një praktikë të përshtatëshme të evokimit të jetës shkollore, dhe përjetimi kishte qenë i shkëlqyeshëm.

Natyrisht se muzika kishte rol të rëndësishëm, por biseda pas muzikës për ngjarjet e ndodhitë e jetës shkollore, e shoqëruar me "makiato", për të gjithë ishte një përjetim i veçantë, që la mbresa të pashlyeshme tek secili.

Mbase format e kremtimit të secilës gjeneratë kanë nghajshmëri dhe dallime nga njëra tjetra.

Por, ajo që është më e rëndësishme dhe e përbashkët për të gjitha krentimet e tilla, është fakti se ato paraqesin përjetim të fuqishëm dhe "rizbulim" të shoqeve e shokëve nga ditët më të bukura dhe më të ëmbla nga bankat shkollore.
Prandaj, një traditë e tillë e mirë duhet mbështetur e kultivuar me kujdes e dashuri të veçantë nga të gjithë.

Aty secili prej tyre ballafaqohet me "efektet" e kësaj periudhe të gjatë kohore në fytyrat e secilit veç e veç.Kuptohet, efektet e tilla, edhepse nuk e kanë lënë anash asnjërin nga ata, megjithatë vërehen dallime.
Sepse, sa duket, ndryshimet fizike tek disa janë të theksuara më tepër, e tek disa më pak.
Por, prezentimi me emër dhe mbiemër, i qartëson disi gjërat.
Sepse, fytyrat dhe pamjet e njerëzve ndryshojnë gjatë kohës, por emrat mbesin.
Madje, emrat vazhdojnë "jetën" e tyre edhe pas kohës kur nuk do të jemi më në këtë botë. Mbase do të jenë veprat e mira dhe kontributet, ato që do ta bëjnë më të pranishëm emrin e secilit veç e veç të jetoj edhe atëherë kur nuk do të jetë më në këtë botë.Natyrisht, takimi i parë krijon emocione të fuqishme dhe duket si "rizbulim" i shoqeve dhe shokëve të bankave shkollore.
Britmat e befasisë nuk pushojnë së krijuari të një zhurme, që fillimisht duket si një tollovi e rastit, duke dhënë ndjenjën e një spontaniteti që fuqishëm e dominon situatën.
Mrekullia e "rizbulimit" të shokëve, e shoqëruar me britma "uau filani, filanja, o sa (nuk)paska ndryshuar...".
Pra, ky kontakt i parë len mbresa të fuqishme dhe ndjenja të papërshkrueshme kënaqësie.
Spontaniteti dominues i fillimit, dalëngadal fillon t'ia lëshoj vendin organizimit të turmës, ku grupi nismëtar apo organizativ fillon t'i ftoj për një fotografi, që tanimë është bërë "e obligueshme" para Bustit të "Skënderbeut".
Kjo fotografi mbetet si "dokumenti" më i rëndësishëm dhe "dëshmia" e takimit.
Por, gjithashtu kjo fotografi jep mundësinë për t'u parë në një vend të gjithë shoqet e shokët e gjeneratës, të cilën e merr secili prej tyre.Fotografia tek Busti merr rolin e panos nga Matura, e që jep mundësinë jo vetëm të identifikimit të shokëve e shoqeve, por edhe të krahasimit të ndryshimeve që ka bërë periudha e gjatë kohore tek secili.Pas kryerjes së këtij "obligimi", turma merr orientimin kah hyrja në Gjimnaz dhe para hyrjes, shumica e gjeneratave e bëjnë edhe nga një fotografi të përbashkët.
Pastaj, kolona merr drejtimin për në klasë, apo në sallën e arsimtarve, varësisht nga numri i tyre. Nëse janë shumë, si psh më 31 maj 2014, kur dy gjenerata: 1983/84, dmth. 30 vjetorin dhe gjenerata 1993/94, dmth 20 vjetorin, kishin organizuar takimin, gjenerata XX u vendos në sallën e arsimtarve, kurse gjenerata XXX nëpër klasë, në "orën e kujdestarisë", me kujdestarët e klasëve.
Duhet theksuar se sivjet kremtuan maturën gjeneratat "jubilare", dmth Gjenerata e Dhjetë, 1973/74, të cilës i përkas unë, që kremtuam më 10 maj 2014.
Pra, si një simbolikë shtesë: gjenerata e dhjetë kremton më datë 10!
Kurse, më 31 maj kremtuan Gjenerata e XX- 30 vjetorin, si dhe Gjenerata XXX- 20 vjetorin.
Prandaj, ky vit do të mbahet mend edhe për këtë koinçidencë të jubileve të dyfishta.
Ndoshta kjo ishte "arsyeja", si dhe kremtimi i gjeneratës time të Dhjetë 1973/74, që kremtuam tri javë më parë, pse unë me aq kënaqësi pranova ftesën e nxënësve të gjeneratës XX, 1983/84 që të marr pjesë në kremtim, kuptohet, në cilësinë e ish profesorit të tyre.
Kremtimi ishte i shkëlqyeshëm, i shoqëruar me grupin muzikor të prof. Bashkim Halimit.
Por, ajo që vërehej nga reagimet e shumë pjesëmarrësve, sikur hetohej një mangësi e kremtimit.
Disa prej tyre përpiqeshin që ta artikulojnë atë si një nevojë e krijimit të atmosferës së përkujtimit të jetës shkollore, sherreve dhe problemeve nga bankat shkollore që kishin lënë përshtypje të thella në kujtesën e tyre.Por, jo, kremtimi i gjasonte më tepër një atmosfere të rëndomtë dasmash.Ndërkaq, gjenerata e Dhjetë, më 10 maj kushte provuar një praktikë të përshtatëshme të evokimit të jetës shkollore, dhe përjetimi kishte qenë i shkëlqyeshëm.
Natyrisht se muzika kishte rol të rëndësishëm, por biseda pas muzikës për ngjarjet e ndodhitë e jetës shkollore, e shoqëruar me "makiato", për të gjithë ishte një përjetim i veçantë, që la mbresa të pashlyeshme tek secili.
Mbase format e kremtimit të secilës gjeneratë kanë nghajshmëri dhe dallime nga njëra tjetra.
Por, ajo që është më e rëndësishme dhe e përbashkët për të gjitha krentimet e tilla, është fakti se ato paraqesin përjetim të fuqishëm dhe "rizbulim" të shoqeve e shokëve nga ditët më të bukura dhe më të ëmbla nga bankat shkollore.Prandaj, një traditë e tillë e mirë duhet mbështetur e kultivuar me kujdes e dashuri të veçantë nga të gjithë.

No comments:

Post a Comment