Wednesday, June 4, 2014

Si do të dukej Qeveria fituese e LDK-së?


Poqese zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit 2014 do t'i fitonte LDK, atëherë, Kryeministër i Kosovës për mandatin e ardhshëm katërvjeçar 2014-2018 do të ishte Akademik Isa Mustafa.

Kurse, zëvendëskryeministri i parë do të ishte Albin Kurti nga Lëvizja VV, ose si opsione të hapura do ishin Ramush Haradinaj apo Behgjet Pacolli (poqese AKR e kalon pragun prej 5%).

Natyrisht se koalicionet eventuale me partitë e përmendura do të varen nga rezultatet e zgjedhjeve të 8 qershorit 2014.

Sa duket, VV është duke ushqyer shpresa dhe pritjet e veta se do të ndodhë edhe kësaj radhe "mrekullia", sikur në zgjedhjet lokale 2013 me komunën e Prishtinës dhe presin që kryeministër të bëhet Albin Kurti.

Mendoj se sfidë e vetme serioze që i qëndron në rrugë LDK-së është mosreformimi i partisë, që dukshëm sjellë dyshime dhe skepticizëm tek votuesit se do ta ndryshojnë radikalisht skenën politike të Kosovës, duke e çuar në opozitë koalicionin aktual.

Por, meqë asnjëra parti politike realisht nuk ka bërë një reformë të tillë, shpresojmë se fitorja e LDK-së të mos sfidohet kësaj radhe. 

Kurse, sa i përket ministrive, shpresoj se LDK do t'i rezervonte për vete ministritë kyçe: ministrinë e transportit dhe komunikacionit, me Arben Gashin ministër, ministrinë e energjetikës me Teuta Sahatçiun ministre, ministrinë e arsimit me Sabri Hamitin ministër dhe eventualisht do ta merrte edhe ministrinë e kulturës, ose atë të punëve të mbrendëshme, etj.

Kurse, poqese eventualisht fiton PDK, atëherë kryeministër do të jet Hashim Thaçi dhe në koalicion me minoritetet dhe me AKR-në ose me AAK-në do ta vazhdoj qeverisjen e deritanishme.

No comments:

Post a Comment