Tuesday, June 3, 2014

A duhet të premtoj LDK gjatë fushatës zbardhjen e vrasjeve?

Sa i përket vrasjeve të ndryshme misterioze që kanë ndodhur në Kosovën e pasluftës, e që nuk janë zbardhur akoma, mendoj se nuk duhet të përdoren nga LDK dhe nga asnjëra parti tjetër politike në fushatën për zgjedhjet parlamentare 2014. 

Sepse, Kosova ka nevojë që ta premtoj pikërisht të kundërtën: dmth. ndarjene politikës nga gjyqësia, si pushtete të ndara midis veti. 

Mjaftë më me përzierje pushtetesh! 
Demokracia e mirëfilltë nuk mund të funksionoj me diktatin e politikës mbi gjyqësorin.

Populli është lodhur, por edhe ndërkombëtarët janë bezdisur me nënshtrimin robërues të Legjislativit, do të thotë të Kuvendit të Kosovës ndaj Qeverisë Thaçi.

Pastaj, burgosjet sipas nevojës së politikës ditore ishin përditshmëri! 

Sa herë që i nevoitej Qeverisë apo partisë së Thaçit për ta "disiplinuar" apo për ta eliminuar ndonjë kundërshtar politik të tij, ai person "rastësisht" burgosej. 

Madje, shpeshë me aktakuza të çoroditura! 

Kurse, demokracia e mirëfilltë në përgjithësi, e sidomos ajo kosovare, në veçanti, nuk mund të frymojë nga ngulëfatja e pushtetit gjyqësor dhe atij Legjislativ nga pushteti ekzekutiv. 

Shpresat janë që pikërisht tani të ndodhë kjo (?!)

Partia e cila arrinë që t'i bindë votuesit se do t'i ndaj pushtetet, besoj se do të ketë më tepër gjasa për të fituar. 

Mendoj se kjo do të jetë arma më e fortë e VV.

Kurse, LDK poqese vërtetë e don fitoren, duhet të bëjë shumë në këtë drejtim, sepse ky është segment i rëndësishëm i kësaj fushate.

Arsyeja e dytë se pse nuk duhet dhe nuk guxon LDK që të premtoj burgosje për kriminelët është fakti se për këtë punë, megjithatë, meritë më të madhe ka Hashim Thaçi, i cili nuk lejoi shpërbërjen e legjislaturës së vjetër të Kuvendit pa e miratuar vendimin për themelimin e Gjykatës Speciale, e cila do t'i godas më së tepërmi pikërisht bashkëpunëtorët më të ngushtë të Thaçit. 

Prandaj, harxhimi i energjisë së LDK-së në këtë drejtim gjatë fushatës zgjedhore do të ishte investim i kotë dhe kontraproduktiv, që nuk do t'i sillte votat e pretenduara.

Ajo çka i duhet LDK-së, sipas mendimit tim, është disiplinimi i "baballarëve të kombit" brenda LDK-së dhe prepotencës së tyre irrituese, që i nervozon dhe irriton votuesit tradicional e rugovistë. 

Isa Mustafa kësaj radhe nuk guxon të ikë nga mjetet e informimit si prej "gjarpërit". 

Përkundrazi, duhet të imponohet si lider i mirëfilltë, pa i bërë lajka "figurave" të përmendura dhe klaneve që ata pretendojnë se përfaqësojnë.

Kësaj radhe LDK duhet ta dëshmoj veten dhe ta bindë publikun se vërtetë don të del nga pozita opozitare dhe se është e vendosur që ta (mirë)qeverisë Kosovën. 

Sepse, po nuk e bëri ajo, këtë do ta bëjnë të tjerët!

No comments:

Post a Comment