Wednesday, May 28, 2014

Qosja, babai i përçarjeve deri kur do të fyej itelektualët, shqiptarët ?!

Ky zotëri, që i thonë akademik, zemërprisht e i matufosur, me dorë të vet shkruan disa ide që nuk i kanë hije një qytetari  normal dhe intelektuali shqiptar, thuhet reagimin e komentatorit të “Presheva jonë” 

 Mr.Nehat Hyseni, socilaog nga Lugina e Preshevës .

REAGIM:  NDAJ  FYERJEVE PRIMITIVE E RACISTE TË AKADEMIK REXHEP QOSJES NDAJ SHQIPTARVE TË LUGINËS SË PRESHEVËS
Në polemikat që po zhvillohen në medie midis Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK) dhe Kryetarit  Akademik Hivzi Islami, Nënkryetarit Akademik Pajazit Nushi dhe autorit të “Revolucionit të Vonuar Demokratik” (RVD), Akademik Rexhep Qosjes, ka dalur në sipërfaqe i tërë vreri dhe shfryerja e dufit  primitiv e racist të këtij të fundit.
Ky zotëri zemërprisht e i matufosur, me dorë të vet shkruan disa ide që nuk i kanë hije një qytetari  normal dhe intelektuali shqiptar: “Rexhep Qosja nuk është pajtuar pse tani e pesëmbëdhjetë vjet ASHAK-un e drejton, në të vërtetë e privatizon Klani i fshatrave të Luginës së Preshevës duke qenë anëtarët e tij 15 vjet njëri pas tjetrit kryetar në dy mandate, nënkryetarë në dy mandate, sekretar i Përgjithshëm i ASHAK-ut në dy a më shumë mandate? Si mund të ndodhë kjo, si lejohet kjo, që një Klan i krijuar mbi bazë lokale dhe partiake, i vetëportretizuar në 55 pyetjet e publikuara, të uzurpojë, në të vërtetë të bëjë shtëpi private një institucion me rëndësi shoqërore e kulturore, tani e sa kohë mjerisht tejet të zhvlerësuar dhe të komprometuar”.

A ka gjuhë më të ulët dhe më primitive e  jocivilizuese se kjo?
Me urrejtje primitive ndaj gjithëçkafes të mirë që i ka ndodhur deri më sot shqiptarve në këtë Tokë të Bekuar, ky njeri ka urryer me shpirt Presidentin historik të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugovën, duke vajtuar që edhe Kosovës nuk po ndodhë “Revolucioni i Vonuar Demokratik” që në vitin 1997 desh e zhbëri nga faqja e dheut Shqipërinë, tani ka marrë guximin dhe është trimëruar nga mbështetja e 37 akademikëve komunistë të Shqipërisë për të na servuar të njejtën gjellë Enveriste.
Kurse, së fundi, nuk keni marrë as guximin më të vogël që t’i përgjigjet publikisht “55 Pyetjeve…”, që sa duket janë edhe përgjigje e pamohueshme dhe e vërtetë e madhe për karakterin Tuaj të mjerë.
Madje, thuhet se në ato pyetje-përgjigje nuk është përfshirë as e qinta pjesë e të (pa)bëmave Tuaja të turpëshme, jomorale dhe antishqiptare!
Si fshatar i fshatit Vuthaj të Malit të Zi, Ju z. Qosja fyeni me një gjuhë rrugaçësh, duke e quajtur Partinë e dikurëshme Fshatare të Kosovës, si “Parti e Katundarëve, kurse Akademikët e Luginës së Preshevës  i quani “ Klani i fshatrave të Luginës së Preshevës”, duke fyer kështu të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës!
Me një gjuhë të fëlliqur, primitive e meskine, Ju doni të tregoni se “ja, e tërë Lugina përbëhet nga fshatrat dhe fshatarët dhe se aty qytetari e qytetërim nuk ka dhe nuk ka pasur kurrë”!
Ky fjalor racist,  nga një Akademik shqiptar, në një shtet të lirë e demokratik, që pretendon të radhitet në familjen e kombeve dhe shteteve demokratike europiane e botërore, nuk ka dhe nuk guxon të ket vend.
Ndaj tij duhet ngritur procedura ligjore dhe të konstatohet gjendja e shëndetit të tij mendor.
Poqese konstatohet se nuk është matufosur, apo nuk vuan nga ndonjë sëmundje mentale,  atëherë kërkojmë që të përgjigjet para Ligjit dhe Drejtësisë për fyerjet raciste që ua ka bërë shqiptarve të Luginës së Preshevës dhe të tjerëve!
Zoti i bekoftë shqiptarët, kudo që janë!

No comments:

Post a Comment