I nderuari z.Haziri,
Duke uruar për miratimin e Rezolutës për
Luginë me një shumicë të qartë, SHQLPK në Prishtinë ju është
mirënjohëse dhe ju falënderon përzemërsisht për angazhim tuaj dhe për
nismën Tuaj që rezultoi me suksesin e arritur me miratimin e saj.
Duke
uruar që mbështetja institucionale e Kosovës, gur themeli i së cilës u
vendos me sukses në mbledhjen e sotme, më 6 qershor 2013, të Kuvendit të
Kosovës, urojmë që të pasoj me themelim të suksesshëm të zyrave në
Prishtinë e Gjilan, si dhe në implementimin e suksesshëm të Rezolutës
për ndihmën dhe mbështetjen vëllazërore të Kosovës për shqiptarët e
Luginës së Preshevës.
Gjithashtu, urojmë që të vazhdojnë aktivitetet
për hapjen e zyrave të Kosovës në Luginë, efekti dhe rëndësia e të
cilave do të ishte shumë më e madhe, për ndihmën e arsimit dhe kulturës
shqiptare atje, si dhe për një zhvillim dhe siguri më të madhe dhe për
ndaljen e shpërnguljes së shqiptarëve prej trojeve të tyre stërgjyshore.
Me respekt,
SHQLPK- Prishtinë
Nehat Hyseni, kryetari
No comments:
Post a Comment