Pamundësia
dhe paaftësia e shtetit të ri të Republikës së Kosovës, që së bashku me
EULEX-in dhe KFOR-in, për t’iu përgjigjur sfiduesëve të shtrierjes së
sovranitetit të plotë shtetërorë në atë pjesë të territorit të vet,
krijon frustrime dhe irriton pa masë opinionin kosovarë, por edhe atë
mbarëshqiptarë. “Kundërpërgjigja” nga Lugina e Preshevës, se edhe
shqiptarët do ta shpallin pavarsinë e vet, disi i “çliron” ata nga ky
ankth. Me formimin e Këshillit Nacional, shqiptarët e Luginës së
Preshevës janë përgatitur edhe institucionalisht që t’i përgjigjen të
gjitha sfidave politike të kohës,duke pasur të drejtën morale dhe
institucionale që të marrin vendime në emër të popullatës shqiptare të
Luginës së Preshevës.
Në vigjilie të kremtimit të 99-të
vjetorit të shpalljes së pavarsisë së Shqipërisë, ose Festës së
Flamurit, sidomos pas deklarimit të njërit nga përfaqsuesit e serbëve të
veriut të Kosovës, z. Oliver Ivanoviq se “do ta shqyrtojnë mundësinë
për shpalljen e pavarsisë së serbëve të veriut të Kosovës”, është
aktualizuar nga kryetari i PDSH-së, z. Ragmi Mustafa se edhe shqiptarët e
Luginës së Preshevës do t’i kundërpërgjigjeshin atyre, duke shpallur
pavarsinë e Luginës së Preshevës nga Serbia.
Kjo deklaratë e
z. Mustafa bëri jehonë në mediet dhe në opinionin mbarëshqiptar, duke
hasur në mbështetje të atykëtushme të opinionit dhe disa medieve të
shkruara në Kosovë, se ja “edhe shqiptarët e Luginës po u
kundërpërgjigjen serbëve me të njetën masë”, duke krijuar një
satisfaksion dhe”balancë” midis veprimit të rebeluar dhe jashtë
institucional të serbëve të veriut të Kosovës, me “kundërveprimin” e
menjëhershëm të shqiptarëve në Luginë.
Me këtë rast,
pamundësia dhe paaftësia e shtetit të ri të Republikës së Kosovës, që
së bashku me EULEX-in dhe KFOR-in, për t’iu përgjigjur( me forcë)
sfiduesëve të shtrierjes së sovranitetit të plotë shtetërorë në atë
pjesë të territorit të vet, krijon frustrime dhe irriton pa masë
opinionin kosovarë, por edhe atë mbarëshqiptarë. Dhe në këtë kontekst,
“kundërpërgjigja” nga Lugina e Preshevës, se edhe shqiptarët do ta
shpallin pavarsinë e vet, disi i “çliron” ata nga ky ankth. Pra, vepron
si një “relaksues” shpirtërorë i shqiptarëve në përgjithësi, si dhe të
kosovarëve në veçanti.
Mirëpo, nga zëvendëskryeministri i
Kosovës, z. Hajredin Kuçi na erdhi porosia: “nuk bëhet politikë me
inercion”! Kjo dmth. se nuk bëhet politikë duke shikuar se çfarë po
bëjnë serbët e Kosovës dhe ne ta kopjojmë veprimin e tyre, duke vepruar
njësoj në Luginë! Natyrisht, duke kursyer vehten që të mos e “mundojmë
fare kokën” se çfarë duhet të bëjmë ne në Luginë, sepse mjafton që vetëm
t’i imitojmë serbët e veriut të Kosovës. Dhe pikërisht këtë e bëri z.
Mustafa.
Por, shtorhet pyetja: A thua vallë, sa janë të gatshëm shqiptarët e Luginës për një gjë të tillë?
Shikuar
sipas gjendjes së deritanishme, shqiptarët e Luginës së Preshevës,
përveç ndonjë deklarate aty këtu, e ndonjëra prejt tyre edhe më e
“zjarrtë” dhe më“patriotike”, zor se mund të konstatojmë ndonjë veprim
konkret në terren, që do të vente ndonjë shenjë barazimi, apo si është
bërë modë të thuhet, se ka vendosur “reciprocitet” veprimi dhe balance
me serbët e Kosovës. Sepse, derisa serbët e Kosovës kanë sfiduar deri në
ekstrem sovranitetin e shtetit të Kosovës, duke djegur doganat, dike
mos lejuar funksionimin e gjykatave, të policisë, si dhe kohëve të
fundit, as të KFOR-it, me vendosjen e barrikadave, etj. Ndërkaq,
shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk e kanë bërë asnjërin nga këto
veprime. Atëherë, shtrohet pyetja, sa realisht shqiptarët e Luginës janë
të gatshëm për shpalljen e pavarsisë nga Serbia? Sigurisht se është
vështirë të jipet një përgjigje afirmative.
Por, megjithatë,
shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke i falemnderuar vizionit të tyre
largpamës, kanë dëshmuar se janë të denjë që t’i dalin zot interesave të
veta kombëtare e njerëzore. Sepse, ata qysh në vitin 1992, më 1 dhe 2
mars organizuan Refrendumin pë Autonomi Politike e Territoriale, me të
drejtë bashkimi me Kosovën. Ky ishte deklarim i parë i vullnetit politik
të shqiptarëve të Luginës, që paraqet bazë të veprimit politik të të
gjitha subjekteve politike shqiptare që veprojnë në këtë trevë.
Gjithashtu,
konflikti i armatosur i vitit 2000-2001 dëshmoi faktin se shqiptarët e
Luginës së Preshevës, në momentin që u rrezikohet ekzistenca e vet në
këto troje, dijnë t’i dalin zot pragut të shtëpisë dhe vatanit duke
organizuar mbrojtjen e “pragut të shtëpisë” edhe me armë në dorë, bile
edhe duke e flijuar edhe jetën e vet. Dhe shqiptarët ishin unikë dhe të
paluhatshëm në këtë drejtim, duke u bashkuar edhe “krahu i luftës” edhe
“faktori politik”, si një trup i vetëm.
Mirëpo, për veprim
unik të shqiptarëve të Luginës, rethanat e kohës shtruan domosdoshmërinë
e formimit të një institucioni të përbashkët veprimi të të gjithë
shqiptarëve të Luginës. Kjo na doli si një sfidë e madhe, e cila
vështirë tejkalohej, meqë ballafaqohej me parcializimin dhe grupëzimin e
veprimit politik të tyre në shumë subjekte politike, të cilat
shtoheshin si “këpurdhat pas shiut”. Ambiciet individuale të “liderëve”
ishin pengesë e madhe, e cila e mbajti peng krijimin e këtij
institucioni të përbashkët organizativ e përfaqsues të tyre, vite me
radhë. U organizuan tubime e këshillime të ndryshme, por kot. Sepse, nuk
mund të gjendej “formula” e cila do t’i plotësoj të gjitha ambiciet
karrieriste të tyre.
Në qershor të vitit 2010, më në fund,
edhepse me mosunitet të subjekteve poltike: duke qenë dy parti politike
“PËR” dhe tri “KUNDËR(në mesin e të cilëve edhe partia e Ragmi
Mustafës), në zgjedhjet e drejtpërdrejta dhe të lira, popullata e
Luginës së Preshevës me dalje masovike prej 56,70%, pothuajse në mënyrë
plebishitare u deklarua “PËR”formimin e Këshillit Nacional të
shqiptarëve të Luginës, duke tejkaluar bllokadat e pafundshme partiake
dhe ambiciet e liderëve të tyre përçarës.
Me formimin e
Këshillit Nacional, shqiptarët e Luginës së Preshevës janë përgatitur
edhe institucionalisht që t’i përgjigjen të gjitha sfidave politike të
kohës,duke pasur të drejtën morale dhe institucionale që të marrin
vendime në emër të popullatës shqiptare të Luginës së Preshevës: në
Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, por edhe për të gjithë shqiptarët që
jetojnë në Serbi.
Andaj, mund të konkludojmë se tani
shqiptarët e Luginës së Preshevës janë të përgatitur edhe politikisht,
por edhe institucionalisht që të marrin vendime të rëndësishme në emër
dhe në interes të popullatës së kësaj treve, pa kurrëfarë “inercioni”apo
inati. Përkundrazi, vendimet e tyre do të merren konform interesave
historike të shqiptarëve të Luginës, në momentumin dhe kohën e duhur,
duke u udhëhequr sipas parimit të reciprocitetit me serbët e Kosovës,
Referendumit dhe Platformës politke, që i kanë miratuar të gjitha
partite politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
No comments:
Post a Comment